Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ersekës, ku një 44-vjeçar, ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 18-vjeçar i cili është i sëmurë mendorë.

Sipas policisë, mësohet se  më datë 19 nëntor është ndalur  44-vjeçari Ilir Veisi, banues në Ersekë, pasi ndaj tij ishte bërë një kallëzim penal nga nëna e 18-vjeçarit me iniciale A.K. Sipas saj Veisi, i dënuar më parë për vjedhje ka kryer marrëdhënie seksuale  me 18-vjeçarin në banesën e tij.

44-vjeçari akuzohet, per vepren penale "Marredhenie seksuale ose homoseksuale me persona te pazote per t'u mbrojtur".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)