Referendumi për emrin, 2 milionë maqedonas iu drejtohen kutive të votimit/ Pjesëmarrja e ulët

Referendumi për emrin, 2 milionë maqedonas iu drejtohen kutive të votimit/ Pjesëmarrja e ulët

Referendumi në Maqedoni

MAQEDONI- Ditën e sotme qytetarët maqedonas do të votojnë në referendumin mbi emrin e Maqedonisë. Sipas mediave vendase, të drejtë vote ka çdo kush që është i regjistruar në certifikatën e Listës Zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Deri më tani, mësohet se pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët, vetëm 16.2%. Kryeredaktorja e Televizionit Shtetëror të Maqedonisë, seksioni shqip, Migena Gorenca, në një lidhje telefonike për Report Tv, ka thënë se pjesëmarrja është e ulët edhe nga shqiptarët në Maqedoni.

Votimi në referendum fillon në orën 7 dhe përfundon në orën 19 dhe qendrave të votimit pritet t’i afrohen mbi 2 milionë qytetarë., të cilët do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë? Gjatë negociatave me Greqinë, dy vendet vendosën mbi përdorimin e termit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti e ka miratuar tashmë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, por kundërshtimi nga ana e presidentit George Ivanov, i cili e çoi çështjen drejt verdiktit të popullit. Që referendumi të jetë i suksesshëm, duhet që të paktën 853 mijë qytetarë të votojnë pro.  Ndryshimi i emrit pritet t’i hapë rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE dhe për këtë arsye ka gjetur mbështetjen e të gjitha partive parlamentare atje.

Ditën e djeshme kanë votuar disa kategori të caktuara të shoqërisë siç janë: personat e sëmurë, ata që janë të burgosur ose që kanë një dënim më të lehtë si arresti shtëpiak, si dhe shtetasit maqedonasë që jetojnë jashtë vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Referendumi për emrin, liderët e partive shqiptare në Maqedoni votojnë 'pro'

MAQEDONI- Kryetarët e partivë shqiptare në Maqedoni, gjithashtu kanë marrë pjesë në votimin e referendumit të sotëm për çështjen e emrit me Greqinë.

I pari që votoi ishte kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili u shpreh se dita e sotme ishte një ditë feste dhe se besonte plotësisht tek zgjedhja e qytetarëve maqedonas.

Gjithashtu ka votuar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Të gjithë liderët shqiptarë janë deklaruar pro referendumit, qëndrim të cilin nuk e kanë fshehur as në ambjentet e votimit.

Ora 14:09
Referendumi në Maqedoni, Zaev “optimist”: Shumica do e mbështesë, 80% e qytetarëve janë pro BE

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është optimist, pavarësisht se shifrat e pjesëmarrjes së referendumit deri në këtë orë shënojnë 16.2%. Në një prononcim për mediat pas votimit në referendum, Zaev ka thënë se qytetarët maqedonasë do të dalin për të votuar në referendum, pasi janë pro BE dhe NATO-s.

“Unë besoj se shumica dërrmuese do ta mbështesë këtë, sepse më shumë se 80% e qytetarëve tanë janë pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, u tha gazetarëve në vendlindjen e tij të Strumicës në Maqedoninë jugore”, ka thënë Zaev, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ora 12:25
Referendumi në Maqedoni, Gorenca: Pjesëmarrja e ulët, shqiptarët s’kanë dalë  për të votuar masivisht

5 orë pas nisjes së referendumit në Maqedoni, pjesëmarrja në votime vazhdon të jetë e ulët. Kryeredaktorja e Televizionit Shtetëror të Maqedonisë, seksioni shqip, Migena Gorenca, në një lidhje telefonike për Report Tv, ka thënë se pjesëmarrja është e ulët edhe nga shqiptarët në Maqedoni. Gorenca ka sqaruar se “bojkoti” i qytetarëve në zgjedhje, vjen pas një fushate denigruese të grupeve ekstremiste në Maqedoni, që i kanë konsideruar të gjithë ata që votojnë pro referendumit ‘tradhtarë’.

Grupet ekstremiste kanë frikësuar qytetarët që votuan dje. Nga 20 mijë që duhet të votonin, ishin shumë herë më pak. Pjesëmarrja shumë e dobët edhe nga shqiptarët. Ata që votuan në Diasporë u etiketuan si tradhtarë. Votimi në Diasporë dha efekt, që forcat që se duan vendin, nuk lejuan të votohej. Duhet të kishte më shumë vrull votimi, është bërë shpjegimi çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin shqiptarët dhe vendi. Rreth orës 20:00, pritet të dalin rezultatet e para. Deri në orën 11 të darkës, do kemi rezultatet më të qarta, nëse Maqedonia i ka thënë Po, integrimit në BE. Matematika është e egër në këtë referendum. Është një moment historik që i bie vetëm një brezi në pjesë.

Migena Gorenca, kryeredaktore e TVM2

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 30/09/2018 09:14

    Pse me deklarimin e mendjes e me gojen tone e mendojme dhe e themi, dhe me doren shqiptare po nenshkruajme se, jemi per shtetin e sajuar ne trojet tona dhe me popullin tone behemi pjese e kesaj sajese artificiale me emer e identitet tjeter dhe kunder nesh-shqiptareve.Kjo ndodhi kur dy shtetet shqiptare, shpejt e me nguti,pa asnje kusht, njohen shtetesine e IRJM,Tash per te dyten here vete shqiptaret e trojeve etnike shqiptare ne IRJM po votojne per kete sajese antishqipytare pa identitet shteterore,kombetar,gjuhesor e fetar,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër