Marrëveshja e re/ Shqiptarët e dënuar në Angli mund të transferohen në Shqipëri duke përfituar ulje dënimi, ja kushtet dhe rregullat e reja

Marrëveshja e re/ Shqiptarët e dënuar në Angli mund të transferohen në Shqipëri duke përfituar ulje dënimi, ja kushtet dhe rregullat e reja

Burg në Angli

Shqiptarët e dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale mund të transferohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri me procedura më të thjeshta dhe të shpejta. Jo vetëm kaq, por shqiptarët në burgjet angleze mund të përfitojnë edhe ulje dënimi nëse transferohen në Shqipëri, në rastet kur Kodi Penal shqiptar parashikon një dënim më të ulët se sa ligji penal anglez për të njëjtën vepër penale konkrete.

Kështu parashikon marrëveshja e re mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për transferimin e personave të dënuar. Marrëveshja ka nisur të shqyrtohet nga komisionet parlamentare, për t'u miratuar më pas në seancë plenare.

Aktualisht mes Shqipërisë dhe Anglisë zbatohet një marrëveshje e vitit 2013 për transferimin e ndërsjellë të të dënuarve. Palët kanë vendosur ta ndryshojnë këtë marrëveshje, për shkak të vështirësive për zbatimin e saj dhe ndryshimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në Angli ka rreth 1 500 shqiptarë të dënuar. Ndërkaq, në burgjet shqiptare nuk ka më shumë se 100 vende të lira. 

Formula e uljes së dënimit 

Një nga ndryshimet kryesore që parashikon marrëveshje e re ka të bëjë me uljen e dënimit për të dënuarin që do të transferohet. Nëse dënimi i një shqiptari në Angli është më i lartë se sa dënimi maksimal që parashikon Kodi Penal në Shqipëri, të dënuarit, pasi vjen në Shqipëri, i ulet dënimi, deri në dënimin maksimal që parashikohet në Shqipëri.

Për shembull, nëse një shtetas shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli për përdhunim, kur për këtë vepër dënimi maksimal në Shqipëri është 10 vite burg, të dënuarit, pasi të transferohet në Shqipëri, gjykata i heq 5 vite burg.

Nëse një shqiptar në Angli është dënuar më burgim të përjetshëm dhe transferohet në Shqipëri, atëherë gjykata shqiptare do ta ndryshojë këtë dënim sipas ligjeve shqiptare, por gjykata shqiptare nuk mund zvogëlojë afatin e burgimit të vendosur nga gjykata angleze, pas të cilit i burgosuri ka të drejtë të kërkojë lirim me kusht. Për shembull, nëse i burgosuri është dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, ku gjykata ka vendosur se nuk mund të kërkojë lirim me kusht a bërë 35 vite burg. I dënuari duhet t’i bëjë këto vite edhe në Shqipëri. Rëndimi i dënimit ndalohet në çdo rrethanë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rregullave, secila palë, ka të drejtë për të tërhequr kërkesën për transferim, nëse nuk është e kënaqur me përshtatjen e propozuar të dënimit në çdo rast. Shqipëria, sipas marrëveshjes, është e detyruar që t’u japë informacion autoriteteve angleze deri kur i dënuari të përfundojë dënimin në Shqipëri, kur kërkon të lirohet me kusht, kur vuan nga ndonjë sëmundje që e bën të pamundur qëndrimin në burg etj.

Kushtet për t’u transferuar

Ka të drejtë të transferohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin çdo shtetas shqiptar në Angli, që është dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk ka ndonjë procedim tjetër ligjor. Personi i dënuar mund të transferohet vetëm nëse jep pëlqimin e tij ose kur ndaj tij ka një urdhër për dëbim, depërtim ose largim nga shteti transferues. Gjithashtu është kusht që i dënuari që transferohet të ketë të paktën edhe 6 muaj dënim për të kryer në kohën kur merret kërkesa për transferim, si dhe të dy shtetet duhet të bien dakord për transferimin.

Procedurat e transferimit

Marrëveshja e re, në nenin 4, parashikon procedurat e transferimit të të burgosurve. Kërkesat për transferim dhe përgjigjet bëhen me shkrim ndërmjet autoriteteve të Anglisë dhe Shqipërisë. Nëse Shqipëria kërkon transferimin e një të dënuari nga Anglia në Shqipëri, duhet t’i japë palës tjetër informacionin si emrin e të dënuarit, datën, vendin e lindjes, vendndodhjen dhe adresën e personit. Nëse Anglia kërkon të transferojë një të dënuar në Shqipëri, duhet të japë një informacion edhe më të detajuar përfshirë edhe dosjen e dënimit si dhe miratimin e personit që pajtohet me transferimin. Përkthimi i dokumenteve është përgjegjësi e shtetit transferues. Përpos kësaj, parashikohet se, kur palët kanë rënë dakord për transferimin, ato do të marrin masa për transferimin e personit të dënuar. Dorëzimi i personit të dënuar nga autoritetet e shtetit transferues tek ato të shtetit marrës ndodh në datën e vendin e rënë dakord nga të dyja palët.

Marrëveshja mes Anglisë dhe Shqipërisë për transferimin e të dënuarve

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/12/2021 00:53

    Anglezeve nuk u ve faj,1500 nuk jane pak,dhe nuk kane pse ushqejne e mbajne maskarenjte tane,por ama qe t'ju ulesh denimin nuk eshte e drejte.

    Përgjigju
  • Hlhl: 13/12/2021 16:22

    Medioker, parimi i zbatimit te mase se denimit te vendit te vuajtjes se denimit zbatohet ne cdo rast, nuk e ka sjelle kjo marreveshje. Edhe po te mos parashikohej, ashtu do zbatohej. Lepur fle diku tjeter. Ne kthimin e Shqiperise ne kamp refugjatesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja