Marrëveshja,Meta:Ndihmon LSI
do marrim të paktën 34 deputetë

Marrëveshja,Meta:Ndihmon LSI<br />do marrim të paktën 34 deputetë
Kryetari në detyrë i Kuvendit, Ilir Meta, e quan pozitive arritjen e marrëveshjes Rama-Basha për përfshirjen e opozitës në zgjedhje si dhe miratimin e Vettingut. 

Gjatë një deklarate për mediat, Presidenti i ardhshëm tha se pakti ndihmon LSI-së, pasi siç theksoi ai, sipas rezultateve të 2015-ës, LSI merr në këto zgjedhje të paktën 34 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. 

"Kjo është një marrëveshje që e ndihmon LSI-në. Në mënyrë shmë të qartë, me rezultatet e 2015-ës, LSI merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin. Pas dy vitesh, 2017, rritja do të jetë në një progresion të pamenduar.

Marrim shtatë mandate në Tiranë, katër në Durrës, katër në Fier, katër në Elbasan apo dhe tre në Korçë"
, u shpreh Meta.

Sa i takon miratimit të Vettingut natën e kaluar në Kuvend, Meta tha se është një moment i rëndësishëm pasi zbatimi i Reformës në Drejtësi ndihmon procesin e integrimit në BE. 

"Të dy mesazhet, zgjedhjet me opozitën dhe zhbllokimi i reformës do t'i shërbejnë së tepërmi një atmosfere edhe më shpresë plotë për stabilitetin e vendit dhe çeljen e negociatave në një të ardhme me të plotë". 

Koalicionet, Meta: LSI mbetet krahë hapur pas  zgjedhjeve
Ish-kreu i LSI, Ilir Meta ka folur në daljen për mediat edhe sa i takon koalicioneve paszgjedhore. 

Meta tha se LSI do të jetë krahëhapur ndaj kujtdo, ndërsa sqaroi edhe hezitimin për t'iu përgjigjur thirrjes së PS për koalicion parazgjedhor. 

"Krahët e LSI janë të hapur për të gjithë, për të gjithë. Janë të hapura për të gjithë dhe LSI duhet të falenderojë dhe kryetarët.  

LSI e bëri të qartë që do të shprehej për koalicionin kur të mbaronte mandati i qeverisë dhe kur të përfundonte Reforma Zgjedhore që nuk u bë asnjëherë dhe jo për faj të LSI.


Në momentin e krizës, LSI bëri të qartë se zgjedhjet pa opozitën do të ishin një farsë dhe LSI do ishte në koalicion mes PS nëse ajo do tregonte vullnetin maksimal për përfshirjen e opozitës në këtë proces", tha Meta. 

Deklarata e Metës për mediat:

Ka dy lajme pozitive.

Marrëveshja përfshiu opozitën në zgjedhje. Është zhbllokuar reforma në drejtësi, që është një moment mjaft pozitiv. Të dy mesazhet, zgjedhjet me opozitën dhe zhbllokimi i reformës do t'i shërbejnë së tepërmi një atmosfere edhe më shpresë plotë për stabilitetin e vendit dhe çeljen e negociatave në një të ardhme me të plotë. 

Vlerësoj angazhimin e faktorëve që kontribuan për këtë moment pozitiv ku ndodhemi, dhe të vazhdohet me këtë mënyrë konstruktive për të zhvilluar zgjedhje transparente dhe për të dhënë mesazhe të duhura te të gjithë qytetarët që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre pa presione e manipulime. 


A është përgjegjës Meta që Rama shkoi te Basha?
"Nuk mendoj se kjo që thatë ju ishte kaq e sforcuar. 

Është interesante, pozitive, LSI ka insistuar që ata kishin përgjegjësinë për konfliktin e krijuar, përmes dialogut të gjenin një zgjidhje". 

Pse s'iu përgjigjëm PS për koalicionet? LSI është krahëhapur
"LSI e bëri të qartë që do të shprehej për koalicionin kur të mbaronte mandati i qeverisë dhe kur të përfundonte reforma zgjedhore që nuk u bë asnjëherë dhe jo për faj të LSI.

Në momentin e krizës, LSI bëri të qartë se zgjedhjet pa opozitën do të ishin një farsë dhe LSI do ishte në koalicion mes PS nëse ajo do tregonte vullnetin maksimal për përfshirjen e opozitës në këtë proces. 


"Të gjithë të kënaqur"
"Të gjithë duhet të jenë të kënaqur për këtë situatë, pasi kriza ishte absurde dhe e pamerituar për vendin, le të jetë një mesim për të ardhmen. Nëse ka një forcë që jo vetëm s'ka asnjë arsye për të qenë e shqetësuar për këtë marrëveshje, madje edhe më shumë e interesuar se PS dhe PD, është LSI. 

Nuk u bë asnjë qeveri teknike pa Edi Ramën, siç u kërkua, nuk u bë qeveri teknike pa maxhorancën, por u bë qeveri besimi me ministra teknikë dhe me Edi Ramën kryeministër. 


"LSI iu largua vetëm një ministër, PS-PD sakrifikuan"
LSI ka bërë të qartë që vendoste në dispozicion të qeverisë së besimit të gjitha mandatet e saj. LSI është ajo që ka sakrifikuar më pak, se është larguar vetëm një ministër dhe pse ishte gati të sakrifikonte çdo gjë.

Më shumë ka sakrifikuar kryeministri dhe PS, si dhe PD që është tërhequr nga disa kërkesa si ajo që i çonin zgjedhjet në "kalendat greke". 


"Marrëveshja na ndihmon, në 25 qershor marrim 34 mandate"
"Kjo marrëveshje dëmton disa parti, sidomos të voglat. Ka disa komente negative. Por kjo është një marrëveshje që e ndihmon LSI-në. Mjafton t'ju them në mënyrë shumë të qartë se me rezultatetet e zgjedhjeve të 2015-ës, LSI merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin. Pas dy vitesh, (25 qershor 2017) rritja do të jetë në një progresion të pamenduar. Me atë numër votash marrim shtatë mandate në Tiranë, katër në Durrës, katër në Fier, katër në Elbasan, tre në Korçë e kështu me radhë".

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat