Marrëveshja/ Emigrantët që erdhën në Shëngjin kthehen sonte në Itali! Gjyqtarët e Romës çojnë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (VIDEO)

ROMË- Do të kthehen në Itali edhe grupi i dytë i emigrantëve, të cilët u kapën në det e me anijen e marinës italiane “Libra’ zbarkuan në Shëngjin 3 ditë më parë. Gjykata e Romës, seksioni i imigracionit, vendosi sot (11 nentor 2024) të pezullojë vendimin për ndalimin e 7 emigrantëve që ndodhen në kampin e Gjadrit dhe çështjen tia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Tashmë është çështje orësh kur 7 emigrantët, shtetas egjiptianë dhe bangladeshas do të kthehen në Itali ku do të lirohen deri në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Si në rastin e mëparshëm të gjykatës së Katanias, edhe gjyqtarët e Romës i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar që të vendosë: Nëse prevalon ligji i qeverisë Meloni për të ashtuquajturat vende të sigurta, (që lejon një procedurë automatike dëbimi) apo vendimi i gjyqtarëve evropianë, sipas të cilit kërkesa e çdo migranti duhet të vlerësohet rast pas rasti.

Vendimi i sotëm thotë se ka një "pajtueshmëri të dyshimtë" midis ligjit italian dhe atij të BE-së.

Për të sqaruar vendimin, i destinuar për të rindezur më tej konfliktin mes qeverisë dhe gjyqësorit, gjykata e Romës percolli një deklaratë:Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend i sigurt i origjinës janë vendosur nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, duke respektuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka detyrën të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht zbatimin e drejtë të ligjit të BE-së, i cili, siç dihet, mbizotëron mbi ligjin kombëtar kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane."

 "Duhet të jetë e qartë - sqaron më tej deklarata - se përcaktimi i një vendi të origjinës si të sigurtë ka rëndësi vetëm për përcaktimin e procedurave që do të zbatohen; përjashtimi i një shteti nga lista e vendeve të sigurta të origjinës nuk pengon kthimin dhe/ose dëbimin e një migranti, kërkesa për azil e të cilit është refuzuar ose që nuk plotëson kërkesat ligjore për të qëndruar në Itali" shkruan Corriere.

Pas këtij vendimi është çështje orësh që emigrantët të kthehen në Itali dhe të lihen të lirë deri në një vendim të gjykatës Evropiane të Drejtësisë ndërsa qendrat e pritjes në Shqipëri, të ngritura nga qeveria italiane e Melonit në bazë të një protokolli midis Romës dhe Tiranës, do të boshatisen sërish.

Pak javë më parë 12 imigrantë që u sollën në Shqipëri u kthyen sërish në Itali për shkak të po një vendimi gjykate të Romës e cila duke iu referuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë, vlerësonte se Egjipti dhe Bangladeshi konsideroheshin vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhej të qëndronin në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të liheshin të lirë në territorin shqiptar.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme 7 emigrantët janë transportuar nga kampi i Gjadrit në Shëngjin me furgon dhe më pas i kanë hipur anijes ushtarake. Pasi të zbresin në Brindisi ata do të dërgohen në një qendër për azilkërkuesit në Pulia.

Çështja ka nxitur një përplasje të ashpër mes qeverisë dhe gjyqtarëve.

Për zëvendëskryeministrin dhe udhëheqës i partisë anti-emigracion ‘Lega’ Mateo Salvinin ky është “një tjetër dënim politik kundër italianëve”, ndërsa për zv/kryeministrin tjetër, Antonio Tajani “disa italianë duan tia imponojnë linjën e tyre qeverisë”.

Marrëveshja e gjyqtarët 
Sipas marrëveshjes Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023, në kampin e Gjadrit në Shqipëri, do të duhet të qëndrojnë vetëm migrantë nga vende të konsideruara të sigurta, sipas një liste prej 22 shtetesh, të hartuar nga ministria e jashtme italiane. Për të forcuar pozitat përballë gjykatave, qeveria italiane u përgjigj duke miratuar menjëherë, pak ditë më pas, një ligj të posaçëm, i cili parashikonte listën e vendeve të sigurta, e reduktuar tanimë në 19 shtete.

Kabineti qeveritar muajin e kaluar përditësoi statusin ligjor të listës së vendeve të sigurta, duke e ngritur rëndësinë e saj, nga një dekret ministror në një akt ligjor. Qeveria besonte se kjo do ta bënte më të vështirë për gjykatat të kundërshtonin vlefshmërinë e vendimit.

Por jo, vendimi i sotëm, shënon herën e dytë që gjyqtarët italianë bllokojnë dërgimin e emigrantëve në Shqipëri. 12 emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri më 16 tetor, u larguan më 19 tetor 2024, tre ditë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri. 

Më 8 nëntor 2024, grupi i dytë i imigrantëve, prej 8 persona nga Egjipti dhe Bangladeshi, erdhën në Shqipëri pasi u kapën  në det javën e kaluar. Ndërkohë në kampin e Gjadrit u transferuan 7 persona pasi njëri u transferua në Itali, për arsye shëndetësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Gjyqtarët italianë bllokojnë sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri! Reagon Zv/kryeministri: Disa italianë duan të imponojnë qeverinë

1731349840_lezhe.jpg

Foto: Furgoni me emigrantë nisen drejt Lezhës

Agjencia italiane e lajmeve Ansa shkruajti sot se  pas vendimit të gjykatës së Romës emigrantët do të largohen sot nga qendra e ndalimit me një anije të marinës ushtarake që do të ankorohet në Brindisi.  

Ndërkohë vendimi nxit një tjetër përplasje të ashpër mes qeverisë dhe gjyqtarëve javët e fundit. 

“Një tjetër vendim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, tha Matteo Salvini, zëvendëskryeministër dhe udhëheqës i partisë anti-emigracion ‘Lega’.

Ndërsa zv/kryeministri italian,njëkohësisht ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se 'disa italianë duan të imponojnë qeverinë"

Ministri i drejtësisë akuzoi gjykatën për dështim të zbatimit të ligjit të BE-së, ndërsa gjyqtarët thanë se ata thjesht po zbatonin ligjin.

Kabineti qeveritar muajin e kaluar përditësoi statusin ligjor të listës së vendeve të sigurta, duke e ngritur rëndësinë e saj, nga një dekret ministror në një akt ligjor. Qeveria besonte se kjo do ta bënte më të vështirë për gjykatat të kundërshtonin vlefshmërinë e vendimit.

Ora 19:27
VIDEO/Emigrantët dërgohen nga Gjadri në Shëngjin, sonte kthehen në Itali

 

Autoritetet italiane janë vënë menjëherë në lëvizje në zbatim të vendimit të Gjykatës për emigrantët.

Këta të fundit janë transportuar nga kampi i Gjadrit drejt portit të Shëngjinit dhe sipas burimeve për Report Tv do të nisen sonte drejt Italisë. Bëhet fjalë për 7 emigrantët të cilët erdhën të premten me anijen Libra të marinës italiane.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 11/11/2024 19:22

    Gazi i botes duke i degdisur neper Mesdhe sa lart e poshte me anije qe i kushton me dhjetera mijera euro buxhetit taljan or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Po mër po: 11/11/2024 18:44

    As në Itali nuk është lajm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës