Edhe pse gjykata Kushtetuese pezulloi votimin në Kuvend, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve ka ngjallur interesin e mediave britanike. Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak po përballet me sfida pasi plani i saj për të dërguar në Ruandë emigrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, u shfuqizua nga gjykata e lartë.
Gazeta “The Times” ka dërguar një gazetar në Lezhë, ku ka parë nga afër vendin ku parashikohet ngritja e qendrës pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit. Sipas gazetës britanike, plani i qendrës përfshin 4 godina, të rrethuara me perimetër sigurie.
Pjesë e qendrës janë dhomat e intervistimit për oficerët italianë të emigracionit, ku një zonë është dedikuar për agjencinë europiane të emigracionit Frontex, ndërkohë që media britanike thotë se ky detaj, ekspozon praninë e Bashkimit Europian në këtë projekt.
Marrëveshja mes dy vendeve, parashikonte ngritjen e strukturave pritëse në Shëngjin dhe atyre akomoduese në Gjadër, me shpenzimet e palës italiane. Qeveria e Romës, do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, si kostot e kujdesit shëndetësor, si dhe largimin e emigrantëve nga Shqipëria.
Drafti ishte duke u votuar në parlament por u hoq nga axhenda pas pezullimit nga gjykata Kushtetuese e cila ka caktuar 18 janarin si datë për seancën e parë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjes.
Planimetria për bazën e emigrantëve në Lezhë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.1%
-
Të gabuar
82.2%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qëllohet me armë ndaj një personi në Lezhë, s'ka të lënduar! Policia shoqëron shënjestrën e sulmit, po merret në pyetje (VIDEO)
27 Tetor, 19:44
-
Lezhë/ Pallati 10-katësh përfshihet nga flakët, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe një banor, dërgohen në spital! Shkak zjarri në gjeneratorin e katit përdhes (VIDEO)
27 Tetor, 18:44
-
Lezhë/ Përleshje për pronësi mes 2 familjeve në Torovicë, babë e bir plagosin rëndë me kosore 47-vjeçarin! Njëri në kërkim, tjetri do shoqërohet pas mjekimit (VIDEO+EMRAT)
27 Tetor, 17:45
-
Vaksina anti-grip, infermieri në Lezhë u ofron të moshuarve shërbimin në shtëpi
27 Tetor, 15:18
-
Mirditë/ Aksident i rëndë në punë, i riu goditet nga kova e fadromës, humb jetën (EMRI+FOTO)
27 Tetor, 14:00
-
Lezhë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë pa leje në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari
27 Tetor, 11:05
-
Hajdutët nuk kursejnë as Skënderbeun! Memoriali i tij mbetet në terr, vidhen për herë të tretë kabujt elektrik në zonën arkeologjike të Lezhës
26 Tetor, 13:05
-
Tetori i kamperave/ Turistët e huaj tregojnë në 'Report TV 'si zbuluan oazin e qetësisë, pranë detit e malit
26 Tetor, 12:09
-
‘Europa të gjejë modele të reja për emigrantët’, Charles Michel: Marrëveshja Itali-Shqipëri të shihet si shembull praktik
25 Tetor, 11:02
-
Në kërkim ndërkombëtar, dërgohet për gjykim 40-vjeçari! Bëri thirrje në rrjetet sociale për heqjen e pllakatit të Erdogan në Laç: S’mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar
25 Tetor, 09:09
-
Lezhë/ 30-vjetori i entit botues 'Fishta', Frano Kulli: Botuam të parët kolanën e veprës së At Gjergj Fishtës
24 Tetor, 15:51
-
Motori përplas për vdekje 75-vjeçaren në Lezhë
24 Tetor, 13:45