Për herë të parë Ministria e Kulturës ka nënshkruar në kuadër të Paktit për Universitetin, një marrëveshje me Galerinë Kombëtare të Arteve edhe Universitetit të Arteve. Studentët e arteve pamore do të kenë mundësi, që për t’i paraprirë tregut të punë, të ushtrojnë në këtë institucion praktika të ndryshme, duke u përfshirë edhe në projekte të ndryshme artistike.
“Studentët mund të përfshihen në guida, pjesë e programit të edukimit të kulturës. Në çdo ekspozitë që do të zhvillohet në GKA e shikoj me vlerë që të përfshihen studentët, apo mund të mësojnë edhe nëpërmjet workshopeve të ndryshme, sa më shumë kontakte, leksione të hapura edhe workshope”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Edhe për Kastriot Çaushin, rektorin e Universitetit të Arteve kjo iniciativë e nënshkruar është shumë pozitive. “Çdo hap që bëhet është pozitiv, se deri më sot bashkëpunimi është zero. Unë e shikoj një gjë pozitive këtë. Mosbashkëpunimi mes tyre ka bërë që të ndodh kjo. Kjo është një praktik e re, që nuk ua lëmë më fjalën palëve, që i merr era, por nënshkrimit me shkrim, që e kemi firmosur. Shpresoj në vullnetin e mirë edhe të fakultetit tonë, pasi besoj se politika e ngushtë është midis GKA-së edhe fakultetit”, shprehet Çaushi.
Drejtori i GKA-së, Erzen Shkololli, e vlerëson këtë hap, edhe për të filtruar studentët në drejtime të ndryshme. “Kemi interes të implikojmë studentë në programin për edukim apo në programe të ndryshme, që i zhvillojmë me artisë këtu. Ka pika të ndryshme, që mund t’u mësojnë studentëve, se si zhvillohen këto pika. Është kjo një mënyrë për të bërë edhe një filtrim për ata që janë të interesuar për pika të ndryshme. Në këtë rast ne na intereson që të shikojmë secilin student, se në cilën pikë mund të zhvillohet apo specializohet ndoshta në të ardhmen. Mendoj se ky është hapi i parë i fillimit të një bashkëpunimi”, shprehet Shkololli.
Marrëveshja e bashkë punimit u në nënshkrua në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar, 07:45
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar, 15:20
-
'Transumanca', riti i shtegtimit të bagëtive nga barinjtë në bjeshkë futet në UNESCO! Margariti: Traditë e lashtë, aplikuam bashkë me Spanjën e Francën
6 Dhjetor 2023, 08:16
-
‘Butrinti’, Zhupa për Report Tv: Koncesion anti-kushtetues, vë në rrezik historinë dhe trashëgiminë kulturore! Margariti në konflikt interesi
1 Dhjetor 2023, 13:41
-
'Krishti i gjithëpushtetshëm', ikona e shekullit të XVI-XVII tashmë një thesar i shpëtuar!
19 Nëntor 2023, 20:15
-
Plan Menaxhimi për ish-kamp-burgun e Spaçit, nis në 2024-ën. Ndreca: Aty vuajti elita, të punohet me ritme më të shpejta
13 Nëntor 2023, 22:31
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38
-
Regjisori i mirënjohur Vladimir Prifti shuhet në moshën 81-vjeçare, filmat e tij shkollë për brezat
5 Nëntor 2023, 10:19
-
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha shndërrohet në rezidencë artistësh! I pranishëm edhe Macron, Rama: Lëmë pas fantazmat e së shkuarës përmes lirisë së shprehjes
17 Tetor 2023, 12:52