Marrëveshja, Veliaj: Mbetjet
urbane do të ndahen që në burim

Marrëveshja, Veliaj: Mbetjet<br />urbane do të ndahen që në burim
Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Veronës kanë nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e mbetjeve. Nga kjo marrëveshje Tirana do të ketë një mënyrë të re menaxhimi të cilat do të ndahen që në momentin kur do të grumbullohen dhe më pas do bëhet riciklimi i tyre. Marrëveshja është nënshkruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ai i Veronës Flavio Tosi.

“Duke filluar nga muaji i shkurt ose mars, një ndërmarrje publike e Bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të kryejnë menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të pjesës qendrore të Tiranës, duke futur edhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve. E nisëm punën tonë duke u fokusuar te pastërtia dhe pastrimi i qytetit. Ndaj, duke qenë krenarë për çfarë kemi arritur me pastrimin e qytetit, nuk besoj se ka mënyrë më të mirë për të thënë se ambicia jonë është shumë më e lartë nga ç’kemi arritur deri sot. E duam Tiranën qytetin më të pastër në rajon”, - u shpreh Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes  Sipas tij Verona është një ndër bashkitë model në Europë që i pastron dhe i menaxhon vetë mbeturinat e qytetit.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi, i cili rikthehet për herë të dytë në kryeqytetin e Shqipërisë, tha se në këto katër muaj Tirana është më e rregullt dhe më e organizuar se më parë. “Kam ardhur edhe vitin e kaluar dhe sot (dje) më jep edhe më shumë përshtypjen e një qyteti të gjallë, në rritje. Është bukur të shikosh një qytet, i cili është dukshëm në rritje, ndaj ju përgëzoj sepse që tani shihet një qytet më i rregullt dhe më i organizuar se disa muaj më parë. Duket qartë që dora e kryebashkiakut është një ‘dorë’ efikase, ndaj ju përgëzoj!”, - tha Flavio Tosi.
 
Marrëveshja
Lidhur me marrëveshjen mes dy bashkive, kryebashkiaku i Veronës e përgëzoi homologun e tij mbi përzgjedhjen e bërë pasi në qytetin ku ai drejton ka një ndërmarrje, e cila kryen funksione të rëndësishme si menaxhimi i energjisë së rinovueshme, gazit apo mbetjeve. “Kjo ndërmarrje është tërësisht publike dhe duke qenë e tillë konkurron edhe me privatin, duke qenë se realisht qytetarët e Veronës mund të zgjedhin për energjinë elektrike dhe gazin AGSM, apo çdo lloj ndërmarrje tjetër”, - u shpreh kryetari i Bashkisë së Veronës. Sipas tij, qëllimi i kësaj marrëveshje është forcimi i ndërmarrjes shtetërore në menaxhimin e punëve publike.

veliaj
“AMIA në qytetin tonë, ashtu si kudo, konkurron me privatin, ndaj edhe qëllimi i këtij bashkëpunimi duhet të jetë pikërisht futja e praktikave më të mira të grupit AGSM dhe AMIA, në mënyrë që edhe Tirana të mos ketë nevojë për Veronën, por të ndërtojë një menaxhim të sajin, të ketë aftësinë e saj organizuese, ashtu siç duhet të jetë”, përfundoi Flavio Tosi. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se tha se përmes këtij menaxhimi do të nisë një kulturë e re, ku publikja nuk do të shihet më si diçka që menaxhohet keq. Veliaj tha se përmes këtij menaxhimi do të nisë një kulturë e re, ku publikja nuk do të shihet më si diçka që menaxhohet keq. Përpara firmosjes së marrëveshjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” kryebashkiaku të Veronës, Flavio Tosi.
 
veliaj

 
Olli-Veliajt: Në 5 muaj në bashki u pasurove ti dhe vëllai me ryshfete 
Kreu i grupit të këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka bërë një rezyme të punës së kryebashkiakut Erjon Veliaj. “Në 5 muaj hoqi 1.000 persona nga puna, rriti tasat me 50 milion dollarë, dha me koncesion parkun Rinia për të bashkndarë mbi 500 milion dollarë në 35 vitet e ardhshme, mori ryshfet të majmë për të rritur mesnatën e fundvitit çmimin e biletës, e cila çdo vit do të sjellë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij 6 milion dollarë që u merren pa meshirë qytetareve”, shkruan Olli në Facebook. Ai shprehet se “vetëm pasuria e të vëllait është trefishuar nga puna e mirë e "Lali" Erit”.
 

veliaj


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)