TIRANE - Ministri i Mirëqënies Socia Erion Veliaj ka shpërndarë sot këstin e parë për 106 ish-të përndjekur politikë. Gjatë fjalës së tij ministri Veliaj tha se javës tjetër do të prezantohen ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve ku sipas ministrit do të favorizohen personat mbi 70 vjeç. Veliaj tha se personat mbi 70 vjeç do të favorizohen nga ligji pasi shpqëria ua ka borxh, ndërsa i bëri apel partive politike të mos e politizojnë çështjen por të votojnë mendimet e reja.
“Ne jemi shumë të ndjeshëm për ata persona që nuk janë trashëgimtarë por kanë qenë vetë të përndjekur poltikë dhe prandaj po e ndryshojmë ligjin. Duke filluar nga java tjetër do të prezantojmë ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë. Ata persona që janë 70 vjeç e sipër do të kenë prioritet në dëmshpërblimet sa janë akoma gjallë. I bëj thirrje ppartive politike të mos e politizojnë çështjen por të të votojnë amendimet e reja dhe të sigurojmë që njerëzit të marrin këstet për të jetuar me dinjitet pasi shoqëria ua ka borxh.” tha Erion Veliaj.
Ministri theksoi se nuk do t’i përgjigjet askujt që kërkon të pasurohet siç e cilësoi ai në kurriz të të tjerëve pa bërë asnjë ditë burg.
“Pasunar me gjakun e tjetrit, me burgun e tjetrit, nuk ka më. Prandaj dua tju them se nuk do ti përgjigjem askujt që kërkon dëmshpërblimin e ish të përndjekurve në kurriz të tjerëve pa bërë asnjë ditë burg.” u shpreh ministri.
Ndër të tjera Veliaj bëri të ditur se shpërndarja e dëmshpërblimeve do të bëhet gradualisht. Sa i përket akuzave të opozitë, ministri tha se edhe pse fondi i dëmshpërblimeve ka qenë më i madh në qeveritë e kaluara, sipas tij nuk është shpërndarë asnjë qindrakë.
“Veç 106 dosjet që do shpërndajmë sot, nesër në gazetë do të botojmë edhe 40 të tjera. Dua të sqaroj diçka për ata që thonë se kanë shpërndarë më shumë lëkë. Nuk është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se fondi ishte më i madh por nuk u harxhua asnjë lekë sepse ishin të paaftë dhe burokratë. Prandaj do të dëgjoni çdo ditë dosje ku do të shpërndahen këste, sepse më mirë shpërndajmë çdo ditë nga pak se sa siç është bërë deri tani që nuk është dhënë asnjë qindarkë.” tha Veliaj
Në përfundim të fjalës së tij, ministri Veliaj shpërndau edhe këstin e parë për 106 ish-të përndjekur politikë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18