“Në 22 dhjetor do të jem në Shqipëri dhe do të takoj kryeministrin Edi Rama”. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë Antonio Tajani në vazhdën e Konferencës së Ambasadorëve të Farnesina-s.
Siç raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, ministri ka thënë më tej se do të vizitoj “vendet ku do të vendosen qendrat për emigrantët që do të duhet të rikthehen në vendet e tyre të origjinës”, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve. Qeveria italiane, siç theksoi ai nuk është e shqetësuar për pezullimin e ratifikimit dhe në çdo rast ekziston mirëkuptimi për “ të mos ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare”.
Kujtojmë se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend planifikua për në 14 dhjetor, por u pezullua, pasi Gjykata Kushtetuese një ditë më herët, pranoi për shqyrtim, kërkesën e deputetëve të grupit Bardhi-Berisha që kundërshtojnë zbatimin e saj. Seanca, pas shqyrtimit të çështjes do të mbahet në 18 janar.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri siç përcjellin mediet Tajani do të vizitojë edhe ushtarakët e Guarda Finanza-s, si dhe do të ndalet edhe në Mal të Zi për të uruar të gjithë ushtarakët italianë të angazhuar jashtë si “pjesë e politikave të jashtme”.
Ja pra, sa mire te duan te t'jeret, kur t'ju prishet interesi.
PërgjigjuErdhe te na tregosh dhe ti dhembet e shternguar per marreveshjen e turpit, si Micotaqisi per Belerin??!!
Përgjigju