Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. Në kuadër të këtij muaji, Fondacioni Down Syndrome Albania, organizoi për të katërtin vit, marshimin ndërgjegjësues “Buddy Walk Tirana - Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”.
Marshimi nisi nga Materniteti Mbretëresha Geraldine dhe shiriti i startit u pre nga Ambasadorja e Delegacionit Europian Romana Vlahutin, Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, themeluesja e Fondacionit, Emanuela Zaimi dhe të rinjtë me sindromën Doën.
Vlahutin bëri apel për më shume mbështetje nga institucionet shtetërore, që individët me SD të marrin shërbimet e nevojshme.
Malaj premtoi më shumë për arsimin e fëmijëve me SD, dhe te gjithë atyre me aftësi të kufizuar.
Ecjes dhe programit argëtues në fund të tij, tek sheshi Nene Tereza, ju bashkuan dhe shumë këngëtarë si: Landi Hysi, Kamela Islamaj, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola, Renis Gjoka, All in Band, Julka Gramo, Leonard Bombaj.
Fondacioni kërkon që cdo fëmijë me SD të ketë askses në shërbime terapeutike, shkollim në institucione arsimore të përgjithshme në kuadër të zbatimit të ligjit për arsimin gjithëpërfshires, dhe mundësi për trajnim profesional dhe punësim për individët me sindromën Down.
[gallery]18998[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com