
Gazetari i Report Tv Julian Shota zbardh detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Laç. Ai thotë se Edon Martini u qëllua me armë, ndërsa u gjet i plagosur dhe gjakosur nga banorët në anë të rrugës nacionale.
Të dhënat e para janë kontradiktore, por dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy palëve. Banorët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Lajmi kryesor:
Plagoset me armë në Laç djali i xhaxhait të Ervis Martinit, u gjet i gjakosur në rrugë (Pamjet)










