LAÇ-Plagoset me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit. Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë pasditen e sotme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1. Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Por kush është Ervis Martini? Ai është pronar i disa bizneseve në Tiranë dhe i akuzuar si i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur.

Martini mbeti i plagosur nga ngjarja ndërsa pas 7 muajsh në burg u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj. Ndaj Ervis Martinit prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza (lexo këtu të plotë).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Digjet një 'Benz' në Krujë, dyshohet i autorëve të plagosjes së Martinit (VIDEO)

Gjendet një makinë e djegur në fshatin Borizanë të Krujës. Report Tv siguron pamjet e makinës tip 'Benz' në flakë, ndërsa dyshohet se është e autorëve që plagosën Edon Martinin në Laç.

1565471153_Edon.jpg

Makina e djegur ne Kruje
Ora 20:22
Plagosja e Martinit, policia rrethon Laçin për të kapur autorët (FOTO)


Report Tv sjell pamjet nga postblloqet që ka ngritur policia në Mamurras pas plagosjes së 19-vjeçarit Edon Martini. Ndërkohë që po kontrollet edhe e gjithë zona për të shkuar në gjurmët e personave që qëlluan mbi Martinin, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Tiranë.

Ora 20:07
Martini u gjet i gjakosur nga banorët, dyshohet se pati shkëmbim zjarri

1565461267_Policia.jpg
Gazetari i Report Tv Julian Shota zbardh detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Laç. Ai thotë se Edon Martini u qëllua me armë, ndërsa u gjet i plagosur dhe gjakosur nga banorët në anë të rrugës nacionale.

Të dhënat e para janë kontradiktore, por dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy palëve. Banorët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.