Martirizimi i heshtur i Nënë Terezës, një jetë përpjekje përballë regjimit komunist në Shqipëri

Martirizimi i heshtur i Nënë Terezës, një jetë përpjekje përballë regjimit komunist në Shqipëri

Intervista e mbesës së Nënë Terezës në të përjavshmen “Gente”

Kaluan dy vjet nga shёnjtёrimi i Nёnё Terezёs, nga dita kur Papa Françesku shpalli shёnjtore tё parёn grua tё lindur nё kombin shqiptar. Duke sjellё ndёr mёnd atё ditё tё madhe pёr Shqipёrinё, mendimi shkon tek anakronizmi qё karakterizoi marrёdhёniet e kёsaj Bije fisnike me shtetin e tё parёve tё saj. E lindur nё Shkup, qyteti i pestё pёrsa i pёrket popullsisё (15.000 banorё) nё Shqipёrinё osmane, mё 1910, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu mbeti pa baba nё moshёn nёntё vjeçe. Ajo u rrit sё bashku me vёllain Lazёr dhe motrёn Age, nёn kujdesin e nёnёs sё saj, Drane, njё grua fisnike dhe e fortё, e mbruajtur me parime familjare, fetare e qytetare tё palёkundёshme. Kjo grua e rrallё pёr nga karakteri, kur Gonxheja mbushi 18 vjeç, u vu para njё kёrkese e cila e bёri tё mendohej 24 orё. Vajza e re kishte vendosur nё zemrёn e mёndjen e saj t’i kushtonte jetёn e saj Jezu Krishtit dhe Shёn Mёrisё. Nёna qё e kishte ushqyer vetё tё bijёn me besimin e krishterё, edhe se do tё kishte dashur t’a kishte gjithonё pranё vetes mё tё voglёn e fёmijёve, e pranoi lutjen e saj me kёto fjalё : “Shko, bija ime. Vere dorёn tёnde n’atё tё Jezuit e shih pёrpara. Kujtohu gjithmonё se po na le pёr tё varfёrit. Mos e kthe kryet mbrapa, gjithmonё pёrpara.”

Ishte njё vendim qё nёna Drane e pagoi shumё shtrenjtё, sepse pёrcjellja e bijёs nё stacionin e Zagrebit, mё 28 tetor 1928, do tё mbetej nё kujtesёn e saj deri sa pati jetё, sepse vogёlushen e saj imcake nuk e takoi mё kurrё. Askush, asnjё frymor nuk mund parashihte atёherё njё dramё tё tillё, por shekulli i njёzetё, me ardhjen e komunizmit nё planet, qe mjaft dorёlёshuar n’tё drejtim, nё ndarjen e njerёzve, deri nё ditёt tona kur nё Kore po takohen nёnat me bijtё mbas 65 vitesh...

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, duke kujtuar ata çaste shkruan: “18 vjeç vendosa tё le shtёpinё time. Qё atёherё nuk kam patur asnjёherё dyshimin mё tё vogёl se mos kam gabuar. Ishte vullneti i Zotit: zgjedhjen e bёnte Ai. Hyra nё murgeshat e Loretos. Nё Loreto isha murgesha mё e lumtur e botёs.”

Nё vitin 1937 u shugurua murgeshё e mori emrin Tereza. Vazhdoi veprimtarinё e saj, kryesisht mёsimdhёnёse, nё njё shkollё tё St. Mary High Scool, nё tё cilёn studjonin bijtё e bijat e kolonёve anglezё. Thuhet se ditёn e parё tё mёsimit e filloi duke larё dyshemetё e shkollёs e se gjatё mёsimit i linte dritaret hapur, qё nxёnёsit e saj tё shihnin poshtё mjerimin e Kalkutёs.

10 shtatori 1946, nё njё natё tё paharruar kontakti me Shёn Mёrinё dhe Jezusin, ndryshoi jetёn e saj me njё vendim tё befasishёm e befasues: hiqte dorё nga mёsimdhёnia e dilte mes tё braktisurve tё Kalkutёs, pёr t’i u gjendur pranё atyre nё çdo çast tё jetёs. Zhvillimet e mёtejshme janё tё njohura e, nё sajё tё pёrkushtimit tё saj tё jashtёzakonshёm pёr shёrbimin kundrejt tё varfёrve tё Kalkutёs, Nёnё Tereza u bё njёri nga personazhet mё tё njohur e tё respektuar tё botёs. Por kёsaj fame botёrore, nё Vendin e saj, tashmё nё Shqipёrinё komuniste, ku banonin nёna Drane dhe motra Age, emri i saj ishte i njohur vetёm pёr agjentёt e Sigurimit tё shtetit. Shqipёria zyrtare kishte ngritur njё mur tё lartё heshtjeje e mospёrfilljeje kundrejt emrit dhe veprёs sё murgeshёs legjendare tё Kalkutёs. Fama e saj si e zgjedhura e Krishtit e zbatuese e mёsimeve tё tij nё shёrbimin mes tё vobektёve tё botёs, nuk i shkonte pёr shtat njё regjimi kriminal qё projektonte luftёn e paprerё kundёr besimeve fetare, nё veçanti atij tё krishterё.

Nёnё Tereza gjatё gjithё atyre viteve kishte shkёmbyer letra me familjaret e largёta, qё kishin mbetur nё Shqipёri, ndёrsa i vёllai gjёndej nё Palermo tё Siqilisё. E zotuar plotёsisht nё misionin e saj sublim nё Kalkutёn e largёt, Nёnё Tereza nuk ishte plotёsisht e njoftuar mbi ndryshimet qё kishte pёsuar atdheu i saj mbas luftёs sё Dytё botёrore dhe mbi kushtet nё tё cilёt jetonin nёna dhe motra e saj. Mё 1960, pёr herё tё parё la Hindinё dhe erdhi nё Evropё. Zbriti nё aeroportin e Romёs ku u takua me vёllane dhe bijёn e tij. Kishin kaluar 32 vite qё nga ndarja e fundit e takimi qe shumё i pёrmallshёm me vёllanё dhe mbesёn Age, qё kishte marrё emrin e hallёs sё panjohur. Pёr atё takim po sjell kёtu njё fragment nga njё intervistё e asaj gruaje, Age Bojaxhiut, dhёnё gazetarit tё ndjerё Paolo Scarano, pёr numurin 39, tё 30 shtatorit 1997, tё sё pёrjavёshmes GENTE, e tё ribotuar nga po ajo revistё nё shtator 2016, nё njё numur tё posaçёm kushtuar Nёnё Terezёs:

“... Babai foli shpejt pёr nёnёn dhe motrёn Age. Duhet tё bёjmё diçka pёr t’i nxjerrё nga Tirana.” i tha Nёnё Terezёs. “Besoj se mund t’a bёjmё” i u pёrgjigj ajo, duke e inkurajuar. “Kam miq shumё tё rёndёsishёm, tё shpёrndarё nёpёr botё, qё mund tё na ndihmojnё” iu rrёfye ajo...

Qё atёherё halla u vu nё lёvizje, duke pyetur pёrfaqёsues tё diplomacisё ndёrkombёtare. Pikёrisht n’ato ditё ajo shkoi nё ambasadёn shqiptare nё Romё, ku gjeti njё mur moskuptimi. Edhe mbasi la Romёn halla ime vazhdoi ndёrmjetёsinё e brishtё pёr t’i kthyer lirinё nёnёs e motrёs sё saj...

Ҫёshtja e Nёnё Terezёs dhe babait Lazёr kishte prekur zemrat e tё mёdhenjve tё botёs. Personalitete si Sekretari birman i Kombeve tё Bashkuara, U-Thant, presidenti francez Charles de Gaulle, presidenti amerikan John Kennedy, kryeministreja indiane Indira Gandhi, por as ata nuk arritёn tё shkundin autoritetet e Tiranёs. Koha kalonte dhe shpresat pakёsoheshin...

Njё ditё babai mori njё mesazh sfilitёs nga gjyshja. I drejtohej edhe hallёs time, Nёnё Terezёs. Nga ajo letёr mёsuam se ajo dhe halla Age ishin tё sёmura: i vetmi nder qё i kёrkojmё Zotit – shkruhej – ёshtё ai qё tё mund t’u pёrqafojmё. Tashmё ishte kthyer nё njё vrapim kundёr kohёs. Halla arriti tё sigurojё ndёrhyrjen e ministrit tё Jashtёm francez, Couve de Murville, qё kishte njohje shumё tё mira nё Kinёn popullore tё Mao Tse – tungut. De Murville mori nga Tirana njё pёrgjigje çarmatosёse...”

Deri kёtu ёshtё dёshmia e mbesёs sё Nёnё Terezёs. Nё tё njёjtёn ditё qё Maurice Couve de Murville thirri ambasadorin shqiptar, duke i u lutur t’i pёrcillte udhёheqёsit Hoxha kёrkesёn, edhe n’emёr tё gjeneralit De Gaulle e tё Jacqueline Kennedy-t, drejtuesi mё i lartё i Shqipёrisё thirri shpejt ministrin e Mbrёndshёm dhe i kёrkoi tё dhёna mbi Nёnё Terezёn dhe familjaret e saj nё Tiranё, pёrfshirё kёtu edhe tё gjithё njerёzit qё shkonin t’i shihnin dy gratё e shkreta. Pёr Nёnё Terezёn ministri foli si pёr njё “agjente tё rrezikёshme” qё “pёrdorej nga Gjon Pali II pёr veprimtari propagandistike kundёr Vendit tonё”, qё ishte njё “armike e jona”, e cila “duhej tё mbikqyrej edhe nё Hindinё e largёt, sepse kёrcёnonte lirinё e Shqipёrisё”. Ministrit tё Jashtёm francez i u pёrgjigjёn se “dy gratё nuk ishin nё gjёndje tё udhёtonin”, njё gёnjeshtёr e madhe sa njё mal.

Kur murgesha e madhe shtatshkurtёr e kuptoi se ishte e pamundur tё vinin nё Itali nёna dhe motra e saj, i kёrkoi vizёn konsullatёs shqiptare nё Romё, pёr tё shkuar ajo nё Shqipёri. Nuk pati asnjё pёrgjigje. Atёherё, me kёrkesёn e Vatikanit, u krye njё ndёrhyrje nga ministria e Jashtëme italiane, me njё letёr tё Drejtorit tё pёrgjithshёm tё Ҫёshtjeve politike. Ky i fundit u thirr nga ambasadori shqiptar qё i pёrcolli kёtё pёrgjgje: “Plaka nuk mund tё largohej nga Shqipёria pёr kura mjekёsore, mbasi niveli i spitaleve atje ishte i shkёlqyer. I biri dhe e bija, qё jetonin jashtё, duhej t’a kishin marrё parasysh mallin pёr nёnёn, kur u larguan nga Vendi dhe e braktisёn atё.”

Qe njё pёrgjigje e turpёshme dhe poshtёruese, mё tepёr pёr atё qё e jepte, pjellё e njё cinizmi skajor tё komunistёve shqiptarё, por edhe e njё padije tё plotё mbi çёshtjen pёr tё cilёn jepnin vendimin, mbasi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ishte larguar nga Evropa pёr nё Hindi qё mё 1928. Sigurisht ka qёnё njё pёrgjigje e urdhёruar shprehimisht nga udhёheqja “e ndritur” e Tiranёs zyrtare, njё pёrgjigje qё i vinte njё njollё tё zezё jo vetёm regjimit, por edhe popullit qё pёrfaqёsonte ai regjim, pёr tё cilin sentimentalizmi ishte njё “sёmundje borgjeze” pёr t’u luftuar.

Tregon mbesa: “Nё jetё”, i tha Nёnё Tereza tё vёllait, “kam arritur tё kem, nёpёrmjet dashurisё, gjithshka qё kam kёrkuar. Fatkeqёsisht nё kёtё rast ka pengesa, tё cilat dashuria nuk ёshtё e aftё t’i rrёzojё.” Ishin pengesat e muret e ideologjisё staliniste shqiptare qё e quante besimin fetar njё “opium pёr popullin”, dhe tё urrejtjes qё vetё regjimi ushqente paprerё kundrejt atyre shqiptarёve qё nuk i nёnёshtroheshin diktaturёs sё tij e qё jetonin jashtё Shqipёrisё. Ishte ajo ideologji dhe ajo urrejtje nё bazёn e mospёrfilljes sё plotё dhe tё heshtjes sё paepur qё mbёshtillte emrin e Saj, nё shtetin socialist shqiptar, duke e kthyer nё njё tё panjohur tё pёrsosur, edhe kur bota e mbulonte me çmime dhe diploma “honoris causa”.

Atёherё Nёnё Tereza shkoi vetё tё takonte tё ngarkuarin me punё tё ambasadёs shqiptare e doli me lot nё sy nga ai takim. Njёri nga biografёt e saj, ipeshkvi kosovar Don Lush Gjergji, qё e shoqёroi deri nё derёn e pёrfaqёsisё diplomatike dhe e priti kur ajo doli qё andej, shkruan nё librin e tij “Nёnё Tereza e jonё”: “Pёr herё tё parё pashё lotё nё sytё e saj. I drejtoi sytё nga qielli dhe tha: “O Zot, un e kuptoj dhe e pranoj kёtё vuajtje pёr veten time, por ёshtё shumё e vёshtirё t’a pranoj e t’a kuptoj pёr nёnёn time e cila, nё pleqёrinё e shtyrё nuk dёshiron tjetёr, veçse tё mё shohё pёr tё fundit herё”. Ёshtё shumё e hidhur dhe trishtuese ajo thirrje dhimbjeje, e dalё nga loçka e zemrёs sё murgeshёs mё tё njohur tё globit, qё mundohej çdo ditё tё lehtёsonte dhimbjet fizike e shpirtёrore tё tё varfёrve, tё sёmurёve e tё mjerёve tё gjithё kontinenteve, por qё duhej tё vuante nё heshtje pёr nёnёn e saj, tё cilёn nuk mund t’a shihte pёr tё fundit herё. Kjo ndodhte, jo thjesht pёr njё veprim burokratik tё ndonjё nёpunёsi tё pandёrgjegjshёm, por pёr njё vendim tё drejtuesve mё tё lartё tё njё regjimi çnjerёzor e kriminal, qё ngjasonin mё shumё me hienat e etura pёr gjak se sa me qёnie njerёzore.

Populli ynё ka patur nё tё shkuarёn drejtues, tё cilёt kanё shfaqur burrёrinё e guximin tё shpёtonin qindra jetё hebrenjsh, gjatё luftёs sё Dytё botёrore, edhe duke qёnё nёn pushtimin nazist. Drejtuesit komunistё tё kohёs sё socializmit janё bёrё zёdhёnёs tё njё turpi kombёtar, duke i mohuar njё bije tё tokёs sё tyre tё takonte nёnёn e saj para se tё vdiste, vetёm e vetёm se ajo ishte njё murgeshё katolike, edhe se kampione botёrore e bamirёsisё tё shekullit tё saj. Sot e kёsaj dite ky akt barbar lihet nё heshtje, ligjёrohet nё heshtje. Nё poshtёrsinё e tyre askush nuk ka ndershmёrinё tё kёrkojё falje, pёr sfilitjen shpirtёrore qё i shkaktuan shenjtёreshёs shqiptare.

E nёnёshtruar pamundёsisё tё takonte nёnёn dhe motrёn, Ajo u shkruajti atyre: “Nuk mund tё bёj gjё tjetёr pёr ju, veçse tё lutem!” Mbas pak kohёsh mёsoi lajmin e ndёrrimit jetё tё nёnёs e mbas dy vitesh dhe atё tё motrёs.

“Kishin vdekur mё shumё nga vetmia se sa nga sёmundja.”, shprehet Age Bojaxhiu nё intervistёn e saj. Nёnё Tereza mori fotografinё e fundit tё nёnёs me kushtimin: “Gonxhe, nёna jote tё puth”. Vuri njё gur nё zemёr e nuk foli mё kurrё pёr atё realitet tё hidhur. Murgesha shqiptare, e vogёl nga trupi, por e madhe nga shprti e mёndja, vazhdoi veprёn e saj tё bamirёsisё nё tё gjithё botёn, madje duke mundur tё depёrtojё me Misionaret e saj tё Bamirёsisё edhe nё BRSS apo nё Kubёn komuniste tё Fidel Kastros. Nё sajё tё asaj pune titanike, tё pashembullt nё historinё e botёs, Ajo fitoi respektin dhe dashurinё e njerёzve, nga mё i pёrvuajturi i tё varfёrve deri tek pasuesit e Shёn Pjetrit nё Selinё e Shenjtё, nga shoqёritё civile tё Vendeve tё ndryshme deri tek pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё politikёs dhe institucioneve botёrore.

Megjithatё malli dhe dhimbja pёr Vendin e saj mbeteshin tё strukura nё njё qoshe tё heshtur tё zemrёs sё saj. E nxirrte atё mall nё takimet e rralla me bashkatdhetarё tё saj, si me Angela Muka Merlika, motra e Mustafa Krujёs, me tё cilёn komunikonte edhe ndёrmjet letrash. Por armiqёsia e shfaqur nga Vendi i saj zyrtar e plagoste nё thellёsi dhe e hidhёronte. Njё herё, mё 1986, nё Meksiko, me rastin e njё mbledhjeje botёrore tё FAO-s, deshi tё fliste me pёrfaqёsuesen shqiptare, ministren e Industrisё sё lehtё e tё ushqimit, zonjё Vito Kapo. Iu afrua, i foli shqip, por zonja e lartё e regjimit, pёrpara murgeshёs sё imёt, tё veshur me tё famёshmin “sari”, u tregua skajshmёrisht e pacipё deri nё tё pabesueshmen, duke iu pёrgjigjur mbajtёses sё njё Ҫmimi Nobel pёr Paqen, se ajo “nuk kishte asgjё pёr t’i thёnё asaj” e duke e lёnё vetёm nё mes tё sheshit!!! A ishte kjo sjellje harbute frut i frikёs sё ministres, apo i bindjes sё saj komuniste nuk e dij dhe do tё isha shumё kurioz tё dinja nёse, nё vitet e mёpasme, gjatё vizitave tё Nёnё Terezёs nё Shqipёri, zonja Vito Kapo ёshtё munduar t’a takojё Atё e t’i kёrkojё tё falur pёr gjestin e saj tё urryer....

Ky qe, me pak fjalё, qёndrimi i Shqipёrisё komuniste kundrejt bijёs mё tё madhe tё historisё sё saj. Nga fundi i regjimit Asaj i u lejua vizita nё atdhe, pёr tё cilin ajo gjithmonё ka shpallur hapur origjinёn dhe pёrkatёsinё e saj, madje para gjithё botёs, nё fjalёn e mbajtur me rastin e ceremonisё sё dhёnies sё Ҫmimit Nobel. Shkoi tek varret e thjeshta tё nёnёs dhe motrёs, u lut mbi ta e vuri dy kryqe druri. U prit nga e veja e diktatorit dhe nga kryetari i shtetit, duke marrё prej tyre njё pёrgjigje mohuese tё prerё pёr kёrkesёn e saj rreth mundёsisё sё hapjes sё shtёpive tё Misionareve tё Bamirёsisё nё Shqipёri. Pёrgjigja u motivua me argumentin e rremё se nё Shqipёri nuk ekzistonte dukuria e varfёrisё. Qe njё argument krejtёsisht i paskrupull, po tё mbahet parasysh varfёria proverbiale e shqiptarёve nё fundin e viteve 80.

Shqipёria pas komuniste  i ktheu nderimin e pritjes vёllazёrore Nёnё Terezёs, duke njohur vlerat e pёrmasave botёrore tё veprёs sё Saj e duke e quajtur si pёrfaqёsuesen mё tё ndritur tё kombit nё botё. Nё shenjtёrimin e Saj nё Vatikan, mё 4 shtator 2016, morёn pjesё masivisht autoritetet shtetёrore e politike tё dy shteteve shqiptarё. Por edhe n’atё ditё madhёshtore pёr krishterimin dhe shqiptarёt, asnjё nuk pati kurajon tё thoshte dy fjalё pёr martirizimin e heshtur tё dikurshёm tё Nёnё Terezёs, pёr tё kёrkuar me gjithё zemёr falje para shpirtit, kujtimit e veprёs sё saj titanike. Edhe se drejtuesit e sotёm nuk janё pёrgjegjёs pёr barbarinё e paraardhёsve tё tyre, kёrkimi i faljes do tё ishte njё gjest fisnik e do tё dёshmonte dёnimin e asaj mizorie, veprim qё e hasim shumё rrallё, nё nivel zyrtar, nё jetёn e kёtyre viteve.    

Po e mbyll kёtё pёrsiatje tё dhimbёshme mbi Shenjtёreshёn e madhe, Shёn Nёnё Terezёn, me njё tjetёr fragment tё shkurtёr nga intervista e mbesёs Age : “Nuk shprehu kurrё ndonjё fjalё pezmatimi pёr atё ngjarje tё trishtuar. Pak, sepse nuk dёshironte tё fliste pёr politikёn. Por, mbi tё gjitha, sepse nё zemrёn e saj kishte falur ata qё i kishin shkaktuar atё dhimbje sfilitёse aq tё gjatё. E gjithё kjo, ndoshta, n’emёr t’atij virtuti heroik, pothuajse kurrё tё zbatuar nga qёniet njerёzore e qё quhet falje e dashuri”. Si bijё e zgjedhur e Jezu Krishtit, ajo nuk mund tё tregonte ndryshe shёnjtёrinё e saj, veçse  duke falur nё heshtje ata qё e kishin bёrё tё vuante gjatё nё heshtje. “Tё tjerat janё heshtje”, ishin fjalёt e fundit tё Princit tё Danimarkёs...

Shtator 2018

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille