Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
126/2
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44