Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
192/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.8%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Motrat Hadid shfaqen si dy Engjëj në pasarelën e Victoria’s Secret
16 Tetor, 17:05
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor, 16:58
-
Tetë muaj heqje lirie dhe 10 mijë euro gjobë për sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë
16 Tetor, 16:58
-
Aciditeti i ulët i stomakut burim i dhjetra sëmundjeve, Altin Joka: Faktor kyç, ushqimi/ Ja si ta stabilizoni
16 Tetor, 16:56
-
Kryqi i Kuq simulon për Report Tv: Si jepet ndihma për atakun kardiak (VIDEO)
16 Tetor, 16:55
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ propozoi votimin elektronik në qarqet Elbasan e Durrës, PS kërkon edhe për Tiranën
16 Tetor, 16:34
-
Marrëveshja Shqipëri - Itali për emigrantët, Alban Daci për Report Tv: Nuk ka pasur transparencë, BE e ka cilësuar si eksperiment
16 Tetor, 16:32
-
Rënia në peshë, sa minuta në ditë duhen për të djegur kalori dhe yndyrë?
16 Tetor, 16:32
-
U kap me armë e tritol në mes të Athinës, ‘arrest me burg’ për Armiol Rrasën! Çfarë deklaroi para gjykatës shqiptari
16 Tetor, 16:16
-
Emigrantët nga Italia në Shëngjin, Arbër Hoxha: Gjykim sipas ligjeve italiane në rast të kryerjes së një vepre penale! Avokati Serjanaj: Ka një trajtim jo të barabartë ndaj tyre
16 Tetor, 16:10
-
Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes
16 Tetor, 16:07
-
Sulm ajror në Gaza, ndërron jetë futbollisti palestinez dhe nëntë familjarë
16 Tetor, 16:01