Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
202/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
65.6%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 3865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, Antonela Berishaj në pritje të seancës gjyqësore, e motra në arrest me burg (VIDEO)
17 Tetor, 13:50
-
Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berishaj: Kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar
17 Tetor, 13:40
-
Bashkëorganizimi i Euro 27 me Serbinë, Rudi Vata për Report TV: Vendim i pakonsultuar personal që sjell përçarje! Sylvinho? E pashë të frikësuar, duam Botërorin
17 Tetor, 13:37
-
Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu zgjidhet drejtor
17 Tetor, 13:35
-
Edison Ypi: Kocka dhe Legena
17 Tetor, 13:24
-
PD del blof me denoncimin se efektivi nxori pistoletën, ja pamjet që sqarojnë të vërtetën! Policia: Nuk ishte armë, por sprajt (VIDEO)
17 Tetor, 13:21
-
FNSH në oborrin e Kuvendit nxit konflikt kompetencash! Burime nga Garda: Nuk kërkuam ndërhyrje! VIDEO e shefit të Gardës duke debatuar me vartësit
17 Tetor, 13:12
-
Elda Hoti pretendon se hodhi aromatizues drejt deputetëve, Policia merr mostrat e lëndës për ekzaminim
17 Tetor, 13:08
-
Kupa e Botës për Klube fut në 'betejë' FIFA-n dhe Sindikatën e Lojtarëve
17 Tetor, 13:06
-
Tensionet te Parlamenti, Grupi i PD: Kallëzim penal në SPAK për Spiropalin, Hoxhën, Prodën, Vocajn dhe punonjësit e paidentifikuar të Policisë!
17 Tetor, 12:57
-
Noka: Jemi të vendosur në rrugën e mosbindjes civile, s'na ndal as Spirogjoka dhe as stërnipi i Enver Hoxhës! Vetëm juntat fusin Policinë në Parlament
17 Tetor, 12:49
-
Goditi me pëllëmbë nxënësin, e pëson mësuesja nga Gjirokastra
17 Tetor, 12:48