Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
203/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
65.7%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4039
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët
17 Tetor, 16:03
-
Andres Iniesta sfidon Hansi Flick: Një ditë do jem trajneri i Barcelonës
17 Tetor, 16:00
-
Izraeli po heton nëse e ka vrarë shefin e Hamasit në Gazë
17 Tetor, 15:58
-
Ministri Pirro Vengu merr pjesë në Ministerialin e NATO në Bruksel, në fokus investimet në kapacitete dhe teknologji të reja
17 Tetor, 15:56
-
Përplasja mes deputetëve të PD dhe efektivëve të FNSH, reagon Ilir Meta: Dhëmb për dhëmb deri në përmbysje
17 Tetor, 15:52
-
Zëvendëson Salianjin e burgosur, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Manos
17 Tetor, 15:48
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme, zbulohen detaje të reja nga operacioni 'Damask'
17 Tetor, 15:41
-
Bardhi letër Spiropalit: Informoni kush dha urdhërin për të futur Policinë në Kuvend! Provokim ndaj opozitës
17 Tetor, 15:37
-
Puna e re te Red Bull, Jurgen Klopp ‘shopping’ te Barcelona
17 Tetor, 15:31
-
A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?
17 Tetor, 15:23
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos konvertohet në 80 orë punë në komunitet
17 Tetor, 15:16