Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
9/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
53.5%
-
Të gabuar
41.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 13620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Rripin e Gazës, Shqipëria krah Izraelit! Rama: Hamasi xhelati i popullit të vet! Duam lidhje të forta me shtetin hebre! Zgjidhja me dy shtete sjell paqen afatgjatë
28 Shtator, 12:30
-
SHBA-ja akuzon 3 iranianë të Gardës Revolucionare për hakimin e fushatës së Donald Trump
28 Shtator, 12:30
-
Indrit Vokshi: Kush e përdori Salianjin për të krijuar një dosje për Xhafajn dhe kush i dha garanci se s’do të preket nga drejtësia?
28 Shtator, 12:22
-
Parlamenti i Iranit: Izraeli duhet të përballet me një përgjigje të dhimbshme! IDF: Izraeli është në gjendje gatishmërie maksimale
28 Shtator, 12:13
-
IDF izraelite: Vramë edhe numrin tre të Hezbollahut, Ali Karaki dhe disa oficerë të lartë!
28 Shtator, 11:56
-
Rama në New York: Terroristët kanë monumentet e tyre, 11 shtatori, 7 tetori… Por kurrë nuk duhet të kenë fitoret e tyre! (Fjalimi i plote)
28 Shtator, 11:48
-
Prapaskenat/ Kiara Tito u rikthye në ekran, por s'u mirëprit! 'Armiqësitë' që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit
28 Shtator, 11:43
-
Tre dekada në krye të Hezbollah dhe ‘fantazmë’ për Izraelin, kush është Hassan Nasrallah! Shkollimi, jeta në bunker, lidhjet me Iranin dhe fiksimi për sigurinë
28 Shtator, 11:28
-
Lufta/ Ushtria izraelite thotë se Hassan Nasrallah u vra, grupi i Hezbollahut hesht
28 Shtator, 11:25
-
Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin
28 Shtator, 11:13
-
Eduard Zaloshnja: Sa nga 1.75 milionë zgjedhësit në emigracion do të votojnë me postë?
28 Shtator, 11:07
-
Ilir Yzeiri boton librin 'Kadare, identiteti i keqkuptuar'
28 Shtator, 10:53