Martohet kunati i Bashës, të ftuar
vip dhe kapele mondane

Martohet kunati i Bashës, të ftuar <br />vip dhe kapele mondane
Kunati i kryetari të Bashkisë për të cilin kemi dëgjuar jo pak nëpër tituj gazetash i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës.
Në një ceremoni elegante ku vajzat mbanin kapele të shtrenjta si në festat mondane nga Britania e madhe, është kurorzuar në martesë në kryeqytet Erjon Isufi dhe Stela Dhrama. Cifti mediatik për faktin e lidhjes me kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha sic shumë nga ju mund të keni dëgjuar, Erjoni është vëllai i bashkëshortes së Bashës, Aurelës.
Fillimisht në drekë është organizuar një pritje në Vilën Padam dhë më pas darka është zhvendosur në një nga sallat e Sheraton.

Sipas burimeve konfidenciale cifti nuk ka shumë kohë që janë të dashuruar, burimet konfirmojne se jo më shumë se një vit e gjysëm. Stela ka jetuar dhe studjuar në SHBA por prej kohësh që është kthyer në Tiranë është njohur me Erjonin ku edhe bashkëpunojnë. Stela është drjetuese e një agjensie eventesh. Por më shumë se cdokush kunati i Zotit Basha ka patur një vëmendje të madhe të medias e gjë të cilën nuk e ka patur kurrë i vëllai i Bashës. Në dasmën e Erjonit ishin të ftuar vip të ndryshëm si nga politika, media dhe biznesi.

(m.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë