Ministria e Arsimit i frikësohet braktisjes së shkollave, harton strategji për parandalimin! Sindikata: Të jepen vakte ushqimore për fëmijët në nevojë

Ministria e Arsimit ka planifikuar një strategji të re për parandalimin e braktisjes së shkollave për arsimin parauniversitar. Në udhëzimin e ri për këtë vit shkollor institucionet arsimore ngarkohen të paraqesin dy here në vit në drejtorinë rajonale të arsimit, një raport për punën e bërë për parandalimin e braktisjes së shkollave për grupet e riskut. Zvpresidenti i sindikatës së pavarur të arsimit parauniversitar Isa Halilaj thotë se ky fenomen vijon të mbetet një brengë e realitetit shqiptar, që ndodh jo larg kryeqytetit.

“Është i shtrirë kryesisht në periferi të qytetit. Nuk e kemi në zonat rurale. Shqiptarët e duan arsimin. Është e dhimbshme për realitetin shqiptar qoftë dhe braktisja nga një fëmijë i vetëm, është një breg e shoqërisë. Strategjia e saktë është sepse përveç ministrisë së arsimit duhet patjetër të përfshihet edhe pushteti lokal. Mund të kemi përshembull katër fëmijë të një familje që nuk shkojnë nè shkollë. Aty pushteti lokal duhet t’i jap prindërve të tij ose njërit prind  t’u ofrohet ndonjë punë që mund të jetë një bashkëpunim i saktë."- tha Halilaj.

Fëmijët romë e egjiptianë si dhe ata në vështirësi ekonomike janë më të rriskuarit për ndërprerjen e arsimit. Për këtë target-grup thotë Halilaj duhet me doemos dhe mbështetja e pushtetit vendor, duke nisur me ofrimin e një vakti ushqimor.

“Ndoshta për këtë kategori nxënësish duhet të kthehet ushqimi në shkolla. Ndoshta do të ketë një ndikim të kënaqshëm për uljen e numrit të nxënësve braktisës.”- u shpreh Halilaj.

Sipas Istitutit të Statistikave në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/08/2022 01:51

    /LUI/,jam dakord qe nuk duhet te kete diferencime,por problemi eshte qe shteti jone nuk besoj se eshte ne gjendje t'a perballoje nje gje te tille.Ketu ku jetoj une,te gjithe hane ne kafeterite e shkollave qe nga cerdhja e deri ne universitet,por e paguan familja.Ka patur raste qe femijeve te varfer nuk u japin ushqim,ose u japin shume pak per shkak se nuk kane paguar ate cfare supozohet te paguajne,por ky eshte kapitalizem me rregullat e tij.S.d.q.per Shqiperine,perpara se te vijne me ide te tilla,me mire do te ishte te behej nje studim pse e braktisin shkollen keto grupe dhe me cfare merren.Dikur ne fshat i conin femijet te ruanin lopet,ne oren e shkolles.Po keta ku i cojne te mbledhin kanoce,apo te lypin?Gjithashtu nje studim i mendesise e kultures te cilat drejtojne veprimet e vendimmarrjet e ketyre grupeve do te ishte shume i dobishem per te kuptuar e lufuar braktisjen e shkollave nga keto grupe.

    Përgjigju
    • Lui: 27/08/2022 08:16

      Iris, për pjesën e dytë ku thua për studime pse braktisin shkollën jam dakord që duhen bërë e mbi rezultatet e studimeve të ndërmerren politika të caktuara. Ndërsa për pjesën e parë kur merr shembull shtetin ku jeton, mendoj që e kanë shumë gabim dhe ne nuk kemi pse marrim gjithmonë vetëm shembull shtetet e tjera perëndimore. Unë besoj, ose më mirë të them, kam bindjen që cilido shtet, edhe ky i yni që nuk është i pasur, nuk e ka problem një vakt ushqim për fëmijët.

  • Lui: 26/08/2022 20:56

    Ça është kjo ide e marrë për vaktet e ushqimit vetëm për fëmijët në nevojë..?! Kështu stimulohet diskriminimi ekonomik social për brezat e ardhshëm. Ideja e uniformës apo dikur përparsja e zezë me jakën e bardhë është pikërisht për të krijuar idenë e barazisë tek fëmijët. Pavarësisht se është fëmijë bankieri, drejtori, politikani, artisti apo fëmijë me prindër fshesaxhi, bojaxhi, mekanik etj etj.. Shkurt dhe pastër duhet që ashtu siç jepet mesazhi i barazisë në shkollë me uniforma të caktuara apo përparësen e zezë me jakë të bardhë, ashtu duhet dhe vaktet ushqimore duhet të kenë të gjithë fëmijët të drejtë t'i konsumojnë. Pastaj është në dorën e prindërve mos t'a pranojnë. Pooor, edhe prindërit duhet të bashkëpunojnë me institucionet për mos i veçuar fëmijët nga njëri-tjetri sepse kur rriten janë pikërisht ata prindër që kërkojnë ndihmën e shtetit për fëmijët e tyre me probleme eventuale kur fëmijët u bëhen asocialë..

    Përgjigju
    • Lui: 27/08/2022 18:15

      Spartan, jam dakord për ç'ka thua. Për shëndetësinë është më se normale që nëse paguan më shumë taksa, do marrësh shërbim më shumë. Por këtu po diskutohet thjeshtë një vakt ushqimor për fëmijë. Kaq e vështirë është?! Unë e kuptoj që jemi në sistem kapitalist tashmë, por nuk besoj që jemi aq të egër sa mos të paguajë shteti 100-150 lekë një vakt ushqim për fëmijë. Nejse. E shohim në këndvështrime të ndryshme të ardhmen e shoqërisë. Unë do doja të zvogëlohej sa të mundej diferenca klasore shoqërore, ndërsa ti je më indiferent dhe mbase nuk e ke problem që fëmija yt mund të ndjehet jo i barabartë në shkollë.

    • Spartan: 27/08/2022 08:09

      Dhe ne Europe ...paguhet ushqimi plako...ska falas... pershembull ne Europe kush paguan taksa me shumè....ne shendetesi e merr sherbimi me mire se nje qe paguan me pak taksa

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?