TIRANË - Ministria e Arsimit ka publikuar listën e radhës së studentëve të Universitetit ‘Vitrina’ që duhet të paraqiten për të tërhequr dosjet e tyre ditën e sotme.
 
Lista e sotme përfshin një pjesë të studentëve të degëve të Ekonomisë dhe të Drejtësisë/Juridikut.
 
Të gjithë studentët duhet të paraqitet personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes së tij, i pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS.

Orari i paraqitjes së studentëve sipas orarit
Ora 09.30 - 11.30  Drejtësi/Juridik
Ora 12.00 - 14.00  Drejtësi/Juridik
Ora 15.00 - 17.30  Ekonomik
 
Gjithashtu MAS njofton se Studentët e tjerë IAL- “Vitrina”, që nuk e kanë emrin në këtë listë, janë të lutur të ndjekin vazhdimisht faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe faqen zyrtare të MAS në ‘Facebook’, ku do të publikohen listat e tjera të studentëve, data dhe ora, kur ata duhet të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS.
 
PDF - Ja lista e studentëve të Univ.Vitra që duhet të paraqiten sot për degët Drejtësi

PDF - Ja lista e studentëve të Univ.Vitra që duhet të paraqiten sot për degët Ekonomik

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)