TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi sot kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në ciklin e parë të studimeve ndërsa bëhet me dije se edhe këtë vit do të ketë formular A3. Në deklaratën për mediat bëhet me dije se "në vijim të procesit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë dhe në përputhje me kërkesat e universiteteve, MAS propozon numrin e kuotave dhe tarifave që synojnë rritjen e cilësisë, pa cënuar mundësitë e të rinjve për t'u arsimuar.
Numri total i kuotave të përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2015, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jo-universitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, që sugjerohet të akordohen këtë vit akademik janë 19,726.Tarifat e studimit që rrjedhin nga implementimi i këtij projektvendimi, do të kenë një efektet financiar prej rreth 512 milion lekë për IAL-të, çka krahasuar me vitin e kaluar akademik, parashikon një rritje prej 75.2 milion lekë më shumë për IAL-të të ardhura këto nga rritja e tarifës mesatare vjetore të studimit.
Këto të ardhura do të rrisin mundësinë e IAL-ve publike, për rritjen e kapaciteteve mësimdhënëse dhe kerkimore shkencore, pajisjen me laboratorë kërkimorë, dhe për investimin e individëve në arsimin e lartë publik. Në këtë projektvendim MAS ka aprovuar një rritje të moderuar të tarifave por në një nivel më të ulët se kërkesat e vetë IAL-ve për rritje të tarifave të studimit ndërsa përjashtimi nga tarifa e shkollimit për disa kategori te veçanta do të ketë me VKM të veçantë.
Pasi është plotësuar formulari A2 kryehet procesi i regjistrimit dhe shpallen fituesit. Regjistrimi i fituesve bëhet në dy faza. Faze e parë është regjistrimi online, ndersa në fazën e dytë bëhet regjistrimi me dokumentacion fizikisht në sekretaritë e IAL-ve. Kuotat, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vetëm në ato programe studimi ku pranimi nuk cënon parimin e "Meritës".
Shpërndarja e kuotave realizohet nëpërmjet plotësimit të formularit të ri të aplikimit A3, sipas preferencave të kandidatëve mbështetur në VKM-në përkatëse. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi edhe pas mbylljes së fazës përfundimtare të regjistrimeve./ATSH/
/Shqiptarja.com