TIRANË, 16 Shtator/ATSH/-Të gjithë kandidatët për studentë tashmë mund të mësojnë degën në të cilën janë shpallur fitues.
Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme listën me emrat e maturantëve fitues në të gjitha fakultetet e vendit për vitin akademik 2014-2015. Maturantët mund të shohin listat e fituesve sipas pikëve që ata kanë grumbulluar pas zhvillimit të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje të Maturës Shtetërore.
Për të verifikuar emrin e tyre dhe për të parë degën në të cilën janë shpallur fitues, maturantët mund të shohin listat e afishuara në Fakultete, si dhe duke vizituar versionin e publikuar online të fituesve nga Ministria e Arsimit./a.g/
/Shqiptarja.com