TIRANË, 11 Shtator/ATSH/-Drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, gjatë këtyre dy ditëve, kanë sqaruar çdo paqartësi apo shqetësim që kanë studentët të cilëve nuk u janë dorëzuar dosjet me dokumentacionin e duhur për transferimin e studimeve nga Institucionet e Arsimit të Lartë që iu është hequr licenca.
Sipas këtij detyrimi, IAL-të private që iu është hequr licenca, duhej t'u dorëzonin të gjithë studentëve që bënin kërkesë dosjet me dokumentacionin përkatës sipas parashikimit në këto akte e sipërpërmendura, brenda datës 01 shtator 2014, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e studentit. Dosjet e studentëve të cilët nuk kishin bërë kërkesë në IAL-të përkatëse, IAL-ja duhet t'i dorëzonte në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) brenda datës 10 shtator 2014.
Së bashku me të gjithë bazën dokumentare që IAL-të disponojnë dhe mbi të cilën kanë zhvilluar aktivitetin e tyre që nga momenti i hapjes. Disa IAL private, në kundërshtim të hapur me sa parashikohet në aktet e sipërpërmendura, nuk i kanë dorëzuar dosjet studentëve dhe në një pjesë të mirë të rasteve u kanë kërkuar dhe u kanë marrë pagesë për dhënien e tyre. MAS po shqyrton dhe evidenton të gjitha rastet dhe ankesat e ardhura lidhur me sa më sipër dhe po përgatit denoncimet përkatëse për vënien para ligjit të personave përgjegjës. Lidhur me dosjet e studentëve të dorëzuara në MAS, grupet e punës po punojnë për inventarizimin dhe sistemimin e tyre. Në përfundim të këtij procesi do të bëhet dorëzimi i tyre individëve përkatës, sipas procedurave që do të përcaktohen në Udhëzimin e MAS, i cili do të publikohet së shpejti në faqen zyrtare, www.arsimi.gov.al
Ministria e Arsimit dhe Sportit i kërkon të gjithë studentëve që nuk kanë marrë dosjet e tyre pranë këtyre IAL-ve të presin miratimin e Udhëzimit që MAS po përgatit, në lidhje me procedurat e tërheqjes së dosjeve pranë MAS dhe transferimi e studimeve. Udhëzimi që po përgatitet përmban gjithashtu dhe të gjitha modalitetet dhe procedurat për transferimin e studentëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre në IAL publike apo private si dhe afatet e reja që do të përcaktohen për fillimin e aplikimeve pranë këtyre institucioneve.Ministria e Arsimit dhe Sportit konfirmon se do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë çdo studenti në mënyrë që ata të transferohen pa probleme në një institucion tjetër të arsimit të lartë./a.g/
/Shqiptarja.com