Masakër në Greqi, ekzekutohen me pistoletë 6 persona! Mediat: Dyshohet se janë shqiptarë! Larje hesapesh mes bandave, u zbrazën mbi 20 plumba (FOTO + VIDEO)

GREQI- Gjashtë persona u ekzekutuan më armë zjarri pasditen e të hënës (11 shtator) në Loutsa të Greqisë ndërsa kanali grek i CNN, raportoi se të gjitha viktimat dyshohet se janë shqiptarë. Masakra ka ndodhur mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Loutsa, zonë pranë Athinës rreth orës 18.41 sipas orës lokale. Fillimisht u raportua se viktimat ishin me prejardhje rome, por pasi policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi vendin e krimit, media greke CNN shkruan se viktimat janë shqiptarë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë publike, ndërsa raportohet se po lëviznin me një makinë “Ford Focus” me targa “RR-6666”. Disa nga të vrarët janë gjetur brenda automjetit të pajetë, të tjerët jashtë makinës të shtrirë përtokë. Dyshimet paraprake janë për larje hesapesh midis grupeve kriminale ndërsa shërbimet e policisë gjetën në vendin e ngjarjes 25 gëzhoja pistolete 9 milimetërshe.

Autorët raportohet se janë larguar me një motoçikletë dhe një makinë me ngjyrë të zezë tip “Ford” me targa shqiptare false. Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, të cilët mund të zbardhin detaje mbi autorët. Policia ka dhënë urdhër pranë porteve dhe aeroporteve si dhe kufijve tokësorë të vendit që të kenë vigjilencë të shtuar për gjetjen e autorëve. Specialistët e kriminalistikës thonë se egërsia e ekzekutimit, tregon një plan veprimi të mirëorganizuar, nga vrasës profesionistë, të cilët kanë përfunduar një prej të ashtuquajturave kontrata të vdekjeve, por e tillë si kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Greqi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Kush qëndron pas masakrës në Greqi? Shtypi helen: Urdhri për ekzekutimin e shqiptarëve u dha nga mafia e burgjeve

Mediet greke shkruajnë se urdhri për vrasjen e 6 personave që sipas tyre janë shqiptarë, ka ardhur nga burgjet për mosmarrëveshje për drogën.

Iefimerida sqaron se anëtarët e mafies shqiptare dyshohet se kishte mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje. 

Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Ora 21:43
Mediet greke: Dy skenarët që po hetohen për masakrën me 6 shqiptarë të vrarë! Pritë apo takim mes bandave? Njiheshin me njëri-tjetrin

1694461461_llllllllllllllllll.JPG

Mediet greke kanë dhënë detaje mbi masakrën me 6 persona të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford në periferi të Athinës në Greqi. CNN grek raportojn se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Policia po heton dy skenarë për ngjarjen. I pari, të cilin e konsiderojnë më të mundshëm, është se autorët u kishin bërë pritë 6 personave të vrarë.

Dhe versioni i dytë është se mes dy bandave ka pasur një “takim”, por nuk ka pasur “marrëveshje” mes tyre dhe më pas kanë nxjerrë pistoletat.

Sipas asaj që shkruan anëtarët e dy bandave njiheshin me njëri-tjetrin. 

Ora 20:48
‘Dëgjova breshëri plumbash’, flet dëshmitari pas masakrës në Greqi ku dyshohet se vdiqën 6 shqiptarë

1694452957_greqiatentatmaskaragreqi.jpeg

"Dëgjova breshëri" tregon një dëshmitar okular i masakrës në Greqi, ku humbën jetën 6 persona të cilët dyshohet se janë shqiptarë. Atentati ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos. Gjashtë shqipaarët janë zënë në pritë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja.

“Kam dëgjuar breshëri me ndërprerje”, tha dëshmitari për ANT1.

Ora 19:17
Masakra në Greqi, autorët qëlluan me një makinë me targa false shqiptare

 1694453597_1694452924greqiatentat.jpeg

Gjashtë shqiptarë dyshohet se kanë mbetur të vdekur pas një atentati në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët që po lëviznin të gjithë së bashku me një makinë janë zënë në pritë nga një bandë rivale dhe shkak janë bërë larjet e hesapeve. Raportohet se autorët që kanë qëlluar ndaj shqiptarëve kanë përdorur një makinë me targa false shqiptare.

Ora 19:11
Del FOTO nga masakra në Greqi, 5 nga viktimat u gjetën të vdekur në makinë, njëri jashtë tek dera

1694451390_WhatsAppImage20230911at6.55.55PM.jpeg

Kjo është foto e makinës me viktimat brenda pas masakrës në Greqi, ku u qëlluan me breshëri plumbash.

Mediat greke shkruajnë se dyshohet se të gjithë viktimat janë shqiptarë dhe janë zënë në pritë nga një bandë rivale. Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja ndërsa autorët dyshohet janë larguar me një mjet të zi dhe një motor.

Mësohet se 5 viktima janë gjetur brenda në makinën me targa gjermane ndërsa njëri jashtë afër derës së makinës. Dyshohet se ka tentuar të largohet por nuk ka mundur. 

 

Ora 19:03
25 gëzhoja në vendin e ngjarjes, detaje nga masakra ku u vranë 6 shqiptarë në Greqi! Autorët ikën me një mjet të zi dhe një motor

1694452307_greqi.jpg

Greqia është tronditur nga një masakër e rëndë, ku dyshohet se 6 shqiptarë kanë mbetur të varrë. Ata janë zënë në pritë nga një banë rivale të cilët i kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Të gjashtë shqiptarët kanë qenë brenda një makine dhe pesë prej tyre vdiqën në vend, ndërsa një njëri arriti të dalë nga makina dhe më pas humbi jetën. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë dhe një motor.

Ora 18:54
Masakra në Greqi, dalin pamjet nga vendi ngjarjes! Dyshohet se u vranë 6 shqiptarë

 

Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi ngjarjes pas përplasjes me armë mes bandave në Greqi, ku raportohet se 6 shqiptarë kanë mbetur të vrarë. Ngjarja ka ndodhur mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos, dhe përplasja mes bandave për trafik droge e larje hesapesh.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • grsal: 12/09/2023 05:27

    Ishin turq

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2023 03:36

    Ai model /sedan/ nuk nxe me shume se 5 veta,i gjashti mund te jete nga grupi i vrasesve,por te shohim cdo te thone hetimet.

    Përgjigju
  • Mondi: 12/09/2023 00:19

    Po te ishin vrare grek gjysma prej jush qe keni komentu ktu do kishit bere oooo sa gjynah, e shqiptart thoni mire tu behet pa ditur arsyen se perse jan vrare , e para puns nuk ka mafie qe del e vret 6 veta se nuk jena ne Meksik , po ktu ka gisht policia 100% .

    Përgjigju
  • Alb: 12/09/2023 00:02

    Sa per gregin nuk po i rruhete per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Turi: 11/09/2023 21:51

    Nuk e ka fajin as Greqia dhe as nje vend tjeter por vetja jone qe jemi katandisur si egersira dhe po ham kokat e njeri tjetrit per gjene me te vogel , jemi rraca me e keqe ne planet qe duhet zhdukur

    Përgjigju
    • Or tej: 11/09/2023 22:19

      Sugjeroj te perdorin napalmin or teeeejjjjj

  • Himarjoti: 11/09/2023 21:43

    Greqistani qoftë madhkuar verrë në tokë për te jetuar. 6 veta në ditë jo se nukë vriten në nojë shtetë të Evropës jo porë as të botës bile dhe asë edhe në Ukrahinë si ashtë në luftë me Rusinë 6 veta në një ditë nukë vriten

    Përgjigju
  • Alb: 11/09/2023 21:32

    Si paskan qen 6 veta te ky fordi duket si nje atentat i stisur me shume sikur jan detyruar te jen aty

    Përgjigju
    • Yunanistan hesapi: 12/09/2023 05:12

      Ndoshta policët grek i kanë fut aty për t'i vra dhe tani kërkojnë vrasësit në drejtim të paditur.

  • Shoku: 11/09/2023 21:15

    Te hane kokat e njeri tjetrit mire bejne

    Përgjigju
  • edi rama: 11/09/2023 21:14

    dhe me keto pamje ju uroj nje dite te mbare...

    Përgjigju
  • Scutari: 11/09/2023 20:18

    Edhe policia greke si e jona, i bën këqyrjet kolegjiale....pastaj do shohin kamerat...

    Përgjigju
  • Eladha mu: 11/09/2023 20:13

    Ku eshte ministri? Ku eshte Mitsotaki? Nuk ka shtet. Grekistan te vrasin ne mes te rruges, vende i botes se trete. Mitsotakis te merret me populli grek qe nuk ka buke te haj dhe shtet ne falimentim e mban Gjermani , rinia po iken dhe vendi po shpopullohet, nuk ka siguri dhe as ekonomia. Te merret me vendin qe po mbytet e jo te merret me Beldhjerin e Himares.

    Përgjigju
    • Ben: 11/09/2023 21:07

      Eladha i paske pi ilaçet e gjyshes sot

    • Rimi: 11/09/2023 20:51

      po.kta te shretet ishin filozofa platonian dhe po iknin ne bibloteke dhe u vran ne pabesi nga filozofat sokratian

  • Drini: 11/09/2023 19:04

    Kolera ti fshije ishalla idjotet katunar.

    Përgjigju
  • WTF: 11/09/2023 18:56

    Shkrim racist dhe pa i mbeshtetur ne reagimin zyrtar te policise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta e bën të qartë: Kam bërë shkollën e Ramiz Alisë, Nanos dhe Berishës për këtë ditë! Kush ëndërron lojëra e ka gabim

Meta e bën të qartë: Kam bërë shkollën e Ramiz Alisë, Nanos dhe Berishës për këtë ditë! Kush ëndërron lojëra e ka gabim