Teksa sot u bënë 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm më 21 janar në Bulevard, Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës, ka deklaruar se urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit e ka dhënë ish-kryeministri në atë kohë Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Beqiri tha se vrasjet ishin të planifikuara dhe kishin për qëllim t’i jepnin një ‘mësim’ opozitës, në mënyrë që të mos organizoheshin më protesta.

Avokati deklaroi se faktet tregojnë se vrasjet ishin të planifikuara, pasi ndodhën pasi protesta kishte përfunduar.

Sipas Beqirit, kjo çështje është zvarritur nga SPAK, ndërsa provat janë të shumta. Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut SPAK kishte detyrimin ligjor të regjistronte procedim penal, pasi bëhej fjalë për një krim shtetëror.

 ‘SPAK ka rënë në pozitat e të anshmit për të mos thënë që po bëhet pjesë e krimit, sepse në fillim nuk e mori në ngarkim. SPAK duhet që të bënte regjistrimin penal sepse kishim të bënim me një krim shtetëror, sepse erdhi nga Strasburgu vendimi. Ata nuk e bënë. Isha unë që ia çova vendimin e Strasburgut SPAK-ut. Por më 21 janar ishte planifikuar që do të vriteshin njerëz, sepse Berisha donte t’i jepej një mësim opozitës në atë kohë, që të mos ngrihej më në protesta, që të mos kërkonin më hapjen e kutive dhe të mos merreshin më me çështjen që doli për Ilir Metën.

Që ishin planifikuar vrasjet e tregon edhe fakti që vrasjet janë bërë kur protesta mbaroi. Meqënëse e menduan se do të vinin njerëz me armë dhe nuk kishte njerëz me armë, por kishin vetëm shkopinjë me vete, dhe nuk ngeli gjë tjetër vetëm që të qëllohej mbi protestuesit. Nuk u vranë vetëm 4, por u plagosën 100 e ca të tjerë që kanë mbetur me plagë edhe sot, edhe të tjerë që nuk shkuan në spital sepse kishin frikë se arrestoheshin. U dënuan ata protestues që përdorën shkopinj ndaj policisë, ndërsa ata që vranë nuk janë dënuar. SPAK po e zvarrit çështjen, ndërsa provat janë të shumta', tha ai.

Avokatoi shtoi se serverët e Kryeministrisë nuk janë zhdukur plotësisht, pasi shumica e tyre janë rikuperuar, ndërsa vetëm një prej tyre nuk është gjetur. Ai pretendoi se një nga serverët është marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha në banesën e tij.

‘Serverat pse i zhduki, ato rikuperohen, vetëm njëra ka humbur që nuk gjendet të tjerë janë rikuperuar, dhe një e ka marrë Saliu në shtëpinë e vet dhe ka dhënë shpjegime edhe ai i IT. Pse ndërtove alibinë që  vrasjet janë bërë nga afër dhe ishin çadra pistoletë që u përdorën dhe këto janë prova. Urdhrin ai e dha, kush e dha. Edhe ajo kaseta që ka dalë urdhër i tij është’, tha ai.

Avokati Arbër Hoxha tha se ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është një nga figurat kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen përfundimtare të çështjes së 21 janarit.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është rastësi që Sali Berisha e ka shtyrë dy herë paraqitjen në SPAK për çështjen e 21 janarit, gjë e cila sipas tij është bërë për të kuptuar se çfarë kishte deklaruar më parë Lulzim Basha në Prokurorinë e Posaçme.

‘Ngjarja është e lidhur me persona që kanë qenë të veshur me pushtet politikë. Unë besoj se nëse do të ketë një fije ndërgjegje nga zoti Basha që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë ose nëse do të ketë një bashkëpunim me prokurorinë e Posaçme është njeriu kyç që mund ta zgjidh përfundimisht çështjen e 21 janarit, me deklarimin e tij në SPAK mund të ketë dhënë një ndihmë të madhe. Unë them se nuk është rastësi që Berisha e shtyu dy herë shkuarjen në SPAK për 21 janarin vetëm për të marrë vesh se çfarë kishte thënë zoti Basha në SPAK’, tha ai.

Avokati Përparim Çaça u shpreh se ngjarja e 21 janarit përbën një krim shtetëror, ndërsa theksoi se pas kaq shumë vitesh, hetimi është bërë edhe më i vështirë dhe kompleks për SPAK.

Kanë kaluar shumë vite. Është një krim shtetëror dhe duhet që të thuhet se kush janë personat, ose njerëzit që do të vihen nën akuzë dhe do të duhen prova për këtë. Hetimi çdo ditë që kalon është akoma më problematik. Është diçka duhet që të gjendet kush është përgjegjësi i zinxhirit komandues. Ata njerëz që janë atje, si politika dhe ekzekutivi, si opozita dhe pozita e quajtën kapitull të mbyllur menduan me atë që u dënuan Llupo dhe Prendi dhe e mbyllën aty.

Janë vrarë 4 qytetarë, rikthimi që i është bërë është një patate e nxehtë në duarët e SPAK që do ta ketë të vështirë që të çojë para drejtësisë krerët më të lartë të shtetit, sepse duhet që të ketë prova. Duhen prova të reja, deklarime të tjera për dhënien e drejtësisë. Berisha do të merret nën akuzë nëse ka prova’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Berisha tha se Garda bëri detyrën/ Avokati Beqiri: Pranoi se u qëllua me plumba ndaj protestuesve më 21 janar! 2 mjekë i bëri kryetarë bashkie

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se Garda e Republikës ka përdorur armë zjarri gjatë protestës së 21 Janarit, kur ka deklaruar se Garda bëri detyrën sepse protestuesit po hynin brenda Kryeministrisë.

Sipas Beqirit, pas ngjarjes, disa mjekëve morën poste politike drejtuese.

‘Berisha e tha edhe vet Garda bëri detyrën e vet sepse na erdhën në Kryeministri. Ai e pranon se është qëlluar me plumba. Ai si kryeminisrtër i vendit sepse thotë që ishte në zyrë dhe ai tjetri si ministër i Brendshëm duhet që ta kishte parandaluar një gjë të tillë, të jepte urdhër që të mos qëllohej, pra edhe me mosveprim ata janë bashkëfajtor në krim. Berisha i mori në zyrë vrasësit, i jep shtëpi banimi dhe i dekoron, pse duhet që ta bënte një gjë të tillë, edhe mjekët, të dy mjekët nuk kishin të drejtë që të bënin akt-ekspertimi. U bënë kryetar bashkie e bëri Berisha njërin në Kukës dhe një tjetër në Berat nga këta mjekët’, tha ai.