Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas

Zbërthimi i bisedave nga SkyECC në dosjen e grupit Çopja, ka nxjerre në pah edhe mënyrën se si vepronte ky grup për të fshehur apo devijuar ngjarje kriminale të kryera prej tyre.

Ata orientonin gazetarë të kronikës së zezë, në lidhje me bandat,  për mënyren se si duhet të flisnin dhe për emrat që duhet të përmendnin në daljet e tyre publike, duke afruar edhe shuma të konsiderueshme parash.

Nga një bisede e bërë në platformën SkyECC mes Franc Copjes dhe një personi tjeter, i cili nuk ështe identifikuar ende, ky i fundit informon Franc Çopjen se është takuar me personin e trete ( gazetar) dhe se i ka kërkuar 120.000 euro. Në dosje thuhet se gazetari, emri i të cilit nuk përmendet, por që del se ka njohje me anëtarët e grupit kriminal, e ka pyetur, se cilët persona nuk duhet të përmendë, për ngjarjen e ndodhur në dhjetor të 2018, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dyranaj, ngjarja e cila sipas prokurorisë është porositur dhe organizuar nga vëllezërit Çopja. 

Dhe Franc Çopja i ka kthyer përgjigje që për këtë ngjarje nuk duhet të përmenden Hajdar Bakon, Talo Çelën dhe Altin Ndocin, persona këto që janë te rreshtuar me grupin kundër Endrit Alibejt, i njohur ndryshe si Tarzani.

‘Më datë 23.07.2020, përdoruesi i kodit X që është i paidentifikuar, informon Franc Çopjan, se është takuar me personin (e tretë) që është gazetari, i ka kërkuar shumën prej 120.000 Euro si dhe e ka pyetur se cilët persona nuk duhet të përmendi. Franc Çopja.. i ka shkruar mikut të tij, se gazetari nuk duhet më të flasë për Darin (Hajdar Bako), Kelin (Mikel Qosen) Talon (Talo Çela) dhe Altinin (Altin Ndoci), të gjithë personat që janë me grupin kundër Tarzanit (Endrit Alibej).’

Në dosje pasqyrohet edhe një moment  ku personat e përfshirë ne vrasjen e trefishtë ne Bradashesh  shkëmbejnë  mesazhe mes tyre në lidhje me urdhër-arrestet që mund të dalin për ngjarjen e 2018, ku mbeti  i vrarë  Endrit Alibej ose siç e njohin ata me nofkën “Tarzani”.

Sipas hetimit, ata kanë identifikuar, edhe një tjetër gazetar i cili ka bërë një lajm në lidhje me urdhër arrestet, po sipas bisedave ky lajm nuk ishte i saktë, por i servirur nga grupi kundërshtar. Biseda është bere dy vjet pas ngjarjes, ne vitin 2020, ku Hajdar Bako alias Çopja komunikon me Talo Çelen në lidhje me lajmin e dalë ne media

 “Më datë 08.10.2020, shtetasi Hajdar Bako  bisedon me shtetasin Talo Çela , ku nga natyra e mesazheve që ai (Hajdar Bako) i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se flitet për një lajm të publikuar sipas të cilit ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste. Gjithashtu flasin edhe për median ku është publikuar si dhe gazetarin i cili mund të ketë shkruar këto lajme. Referuar mesazheve që shtetasi Hajdar Bako i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se Talo Çela i'a ka dërguar Hajdar Bakos lajmin e publikuar ku flitet për grupin e tyre. Në vijim të komunikimit ndërmjet tyre shtetasi Hajdar Bako shprehet se, e ka parë lajmin, nuk ka urdhër arreste. Hajdar Bako i thotë Talo Çelës se është interesuar nëse ka diçka të vërtetë dhe i kanë thënë se është lajm kot. Hajdar Bako shprehet se ku dolën provat pas 3 vjetësh?! Sipas Hajdar Bakos, ky lajm nuk është te faqja e policisë dhe se lajmin mund ta ketë dhënë grupi tjetër rival”

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/09/2024 01:26

    Mire ai qe mori nje lajm fallso servirur nga gangot dhe nuk e verifikoi,po ai tjetri qe kerkoi /shperblim/!Dhe e quajne veten gazetare!!

    Përgjigju
  • artani: 01/09/2024 20:53

    une vec nje arke peshku kam marr nga nje peshkatar i respektuar ne Shkoder. Dhe kjo se jane sederli si familje e nuk desha ti ofendoj Une jam serioz

    Përgjigju
    • Loku: 01/09/2024 22:31

      Hahahahahahahas i madh

  • Tan dreqi: 01/09/2024 18:48

    E ema e zeqos tan hoxha

    Përgjigju
  • Krenar: 01/09/2024 18:34

    Keto me mbiemer BREGU jane te rrezikshem

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/09/2024 18:10

    AND THE WINNER IS...... ai qè dilte pas çdo ngjarjeje dhe bènte sikur dinte gjithçka,,,shpesh duke folur nè korr, me atè tjetrèn qè tè bèn dush nga larg me stèrkalat qè i dalin nga goja. Shoqèritè europiane kanè industri tè lehtè dhe tè rèndè, me tè cilat prodhojnè gjithçka i nevojitet tregut. Qytetarèt e tyre kanè rol aktiv nè kètè sipèrmarrje. Edhe ne shqiptarèt, kemi industri,,èshtè industria e krimit, qè nuk prodhon asgjè tjetèr veç VDEKJES. Njè katastrofè kombètare èshtè kjo. Shèrbimet tona tè parandalimit tè krimit,,,janè natyrisht INEGZISTENTE. Duhet tè vijnè raportet e shèrbimeve europiane, pèr tè gjetur autorèt e qindra vrasjeve, qè pèr organet tona ishin pa autor.

    Përgjigju
    • 313: 01/09/2024 19:13

      o gjergjo si do jetoj nje polic familjar me 600€ rroge ose nje inpektor krimesh me 800€ rroge. sistem i kalbur rini e kalbur shtet i kalbur.

  • Syri po ju shef: 01/09/2024 18:08

    Eshte gazetar qe bene kronika ne lajme tv,jo gazetar i ftuar ne studio,,,, thellohuni se nuk eshte veshtir ta kuptoni kush jane gazetaret gjobaxhinj...

    Përgjigju
  • 313: 01/09/2024 17:46

    nuk e besuam ne ramen kur thoshte jan kazane

    Përgjigju
  • Tani: 01/09/2024 17:39

    Po ku ka hymbur Tani, si se komentoj fare

    Përgjigju
  • Cerriku: 01/09/2024 16:46

    Artan Hoxha pislleku

    Përgjigju
  • Kumarxhiu: 01/09/2024 16:41

    Do jet ai cami investigativ Habjon Hasani

    Përgjigju
  • Taku: 01/09/2024 16:36

    Uniko

    Përgjigju
    • Bradasheshi: 01/09/2024 18:55

      Lek nga Bajret ka mor Tani, lek nga Alibejaj ka mor prap Tani dhe mbrapa filloi tu i mor lek edhe Copeve. Tu honger nga te gjitha anet me keq se kto burgaxhit qe jane per gjobvenie

  • Artan hoxha: 01/09/2024 16:30

    Do jet klodina lala se ajo ve gjoba

    Përgjigju
  • Bobi: 01/09/2024 16:18

    Ky na tregonte qe jane sakati me tarzanin. Sakati nga Pe dhe qe kishte vellezerit ne burg. Sakati dhe tarzani ishin kusherinj dhe kishin probleme me Copjet. Tan 120 000

    Përgjigju
  • artani: 01/09/2024 15:15

    Nuk jam une per zotin

    Përgjigju
    • Hoxha: 01/09/2024 17:05

      Kush tan je ti me? Boli?

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 01/09/2024 15:12

    Pra do arrestohet zëdhënësi i policise se shtetit?

    Përgjigju
    • Partia: 01/09/2024 17:53

      Komenti më i goditur dhe i vërtetë për fat te keq.

  • E verteta: 01/09/2024 15:07

    Artan Hoxha po te vjen dita edhe ty

    Përgjigju
    • Kujtim Durimi: 01/09/2024 15:38

      Jo vetem Artan Hoxha por dhe shume e shume gazetare te tjere.

  • Rama: 01/09/2024 14:27

    Ia kane fale shpirtin shejtanit shumica n ket vend....!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë