Masakra e Dan Hutrës, Manja në Kontrast: Do marrim një nismë ligjore për të hequr gjykimin e shkurtuar për burrat që dhunojnë gratë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur sot në Report Tv, se shumë shpejt në Komisionin e Ligjeve do të merret nisma e re për burrat që dhunojë gratë, ku do të hiqet njëherë e mirë gjykimi i shkurtuar. Kjo deklaratë e Manjës vjen pas ngjarjes horror që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku humbën jetën tri gra nga Dan Hutra, një ish i dënuar, por i liruar disa herë për arsye që ende janë “mister”.

‘Personalisht së bashku me ish kolegen time Vasilika Hysi kemi tentuar të marrim një nismë ligjore për një ndryshim në kodin e procedurës penale dhe besoj see do ta vëmë në lëvizja duhet një ndryshim në kodin  e procedurës penale që personat që akuzohen për dhunë në familje nuk duhet të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar është një benefit që ta jep ligji kur ti pranon fajësinë apo kur ti pranon që të gjykohesh me gjendjen që janë provat dhe si benefit kodi i procedurës penale, ligji jonë i jep të drejtën me uljen e masës së dënimit me 1/3. Si qenkemi bërë për personat që akuzohen për vepra që kodi penal ka burgimin e përjetshëm këtë masë procedurale do të duhet ta ndërmarrim ne si ligjvënës edhe për personat që akuzohen për dhunë në familje, nuk kanë pse ta përfitojnë këtë benefit ligjor. Ndoshta kjo mund të ishte një nga masat paraprake që ne si ligjvënës duhet të ulemi dhe ta marrim në konsideratë.’- tha Manja.


Lajmi kryesor:

Manja në Report Tv: Agron Neza festoi Vitin e Ri me njerëzit e Berishës! Revolucioni opozitës mund të jetë edhe lobim rus?


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025