Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu ka vijuar të përfaqësoj akuzën në procesin ndaj Leart Haxhiut, i akuzuar për masakrën e Lushnjes, ndonëse i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, tregoi se ndaj saj kishte një plan për atentat.
Ajo është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, në seancën e radhës, madje ka kërkuar të vijojë procesi edhe në mungesë të të pandehurit, i cili është në pritje të ekstradimit pas arrestimit në Greqi.
Prokurorja ka depozituar si provë në gjykatë edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme te Apelit, i cili ndryshe nga vendimi i GJKKO, i ka shpallur fajtorë dy te akuzuarit e tjere të akuzuar për njgjarjen e Lushnjes, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, dhe i ka dënuar edhe per vrasjen e mbetur ne tentative ndaj Xhuljo Shkurtit, ngjarje për të cilën akuzohet edhe Leart Haxhiu.
Procesi u zhvillua me debate pasi avokati mbrojtës Detar Hysi kundershtoi të vijonte mbrojtjen me pretendimin se ai ishte i caktuar edhe nga babai i Laert Haxhiut, dhe jo nga vete i pandehuri.
Gjykata sqaroi në seancë se kishte ezauruar të gjitha mënyrat për ta njoftuar të pandehurin ne burgun Grek për seancën që zhvillohet në Shqipëri. Oficeri i kontatit ne Greqi mësohet se është autorizuar për kryerjen e njoftimit, por i arrestuari një here kishte refuzuar të firmoste njoftimin me argumentin se ishte me Covid ndërsa herën e dytë nuk kishte pranuar të kontaktohej.
Në seancë nuk është paraqitur as deshmitari i fundit i prokurorisë Arsen Xhuti, çka detyroi gjykatën të përsërisë thirrjen e tij për në seancën e datës 19 tetor.
31 vjecari Laert Haxhiu që ndodhet ne burgun grek vijon betejën për të mos u ekstraduar ne Shqipëri. Ai ka kërkuar në këtë shtet edhe azil me argumentin se ne Shqiperi I rrezikohet jeta, ndërkohë që vendimi pritet të merret ne 5 nëntor. Nga ana tjetër në lidhje me ekstradimin pritet të shprehet edhe Gjykata e Apelit e Athinës, pasi kërkesa është refuzuar nga gjykata e Janinës.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
48%
-
Jo
47.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 4084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekstradua nga Greqia, GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Laert Haxhiun
5 Korrik, 12:07
-
Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Gazetari Sokol Dema në 'Repolitix': Ka përhapur terror në Lushnje! RENEA nuk e kapte dot, tentoi të vras njerëz të drejtësisë
3 Korrik, 21:41
-
I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu ekstradohet nga Greqia: Mos më filmo! RENEA ‘blindon’ Kakavijën (VIDEO)
3 Korrik, 13:31
-
Bandat e Lushnjes/ GJKKO dënoi me burg përjetë Laert Haxhiun, Softa në 'Studio Live': Grupet kriminale shpesh kanë përfituar edhe tendera
25 Prill, 18:31
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
'Asaj plakës do t’ia….'/ Të akuzuar për vrasjen e anëtarit të bandës së Aldo Bares, përgjimet mes Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit: Do ia djeg familjen sa të dal!
10 Prill, 07:34
-
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
9 Prill, 12:54
-
U arrestua pas dëshmive të Artan Tafanit, GJKKO liron nga qelia Klea Gjatën, mikja e Laert Haxhisë
21 Mars, 11:19
-
'Masakra e Lushnjës' në 2017, në 18 mars gjykata do japë pretencën për Laert Haxhiun
29 Shkurt, 10:43
-
Vendimi i Qeverisë/ Kreu i SPAK, GJKKO dhe i BKH-së me eskortë jashtë vendit dhe deri në 2 vjet pas mbarimit të mandatit! Masa edhe për sigurinë e familjarëve
29 Dhjetor 2023, 15:56
-
Mediat greke: Laert Haxhiu pretendon se Aldo Bare ofron 1 mln euro për ta vrarë! Transferohet nga burgu i Janinës
9 Dhjetor 2023, 14:58
-
Masakra e Lusnjës/ Babai i Laert Haxhisë shkon në GJKKO për përjashtimin e Detar Hysit! Caktohen dy avokatë të rinj për djalin e tij
1 Dhjetor 2023, 15:10