Masakra e Reçakut, Kryemadhi: Apel për drejtësi, ndan patriotët nga pseudopatriotët

Masakra e Reçakut, Kryemadhi: Apel për drejtësi, ndan patriotët nga pseudopatriotët

Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilëson si dëshmi rrëqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve. "Masakra e Reçakut është dëshmi rrënqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve, e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Përkujtimi me dhimbje i asaj masakre, është sot po aq edhe homazh për të gjithë shqiptarët që vunë zemrat e atdhedashurisë dhe gjakun e tyre në mbrojtje të Kosovës dhe që e bënë Kosovën e gjakut tonë shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik! Sot më shumë se kurrë, Reçaku ndan patriotët nga pseudopatriotët, atdhetarët nga tradhëtarët, shqiptarët nga antishqiptarët! Reçaku është apel për drejtësi, është monument për kujtesë, është referencë për shqiptari!" thotë ajo në një postim në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja