3 të vrarë në Fushë-Krujë, 3 milion lekë shpërblim për çdo informacion! Vijojnë hetimet, shoqërohen disa të dyshuar! Një makinë e dytë e djegur gjendet afër Rinasit

3 milionë lekë ofron Policia e Shtetit, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbardhjen e vrasjes së trefishtë një ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj, kushërinj dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, u ekzekutuan një ditë më parë, në një atentat të mirëorganizuar teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit. Dyshohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt, drejtonte makinën e autorëve.

Një makinë e dytë është gjetur mëngjesin e sotëm  e shkrumbuar në fshatin Ahmetaq pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se makina tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është shkrumbuar plotësisht. Nuk dihet ende zyrtarisht nëse automjeti i djegur ka lidhje me jo me ngjarjen e ditës së djeshme në Fushë-Krujë ku vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata por dyshimet janë se është një mjet i dytë i përdorur nga autorët.

Policia ka shoqëruar në polici disa persona që mund të kenë dijeni në lidhje me atentatin, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka kërkuar që hetimet të jenë të shpejta dhe efektive. Nano ka kërkuar mbledhje të kamerave në një territor të gjerë si dhe vijimin e krehjes se zonës me dronë.

Pas kasaphanës në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët dogjën në Larushkë automjetin me targa të vjedhura, brenda të cilit u gjetën një automatikë dhe dy kallashnikovë. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, një makinë e dyshimtë dallohet që i ndjek që nga Rinasi, dhe hetuesit besojnë se është e informatorëve. Pra një makinë që i ndoqi nga pas të rinjtë, sinjalizoi autorët e tjerë t’i dilnin para e t’i prisnin mbi urë. E njëjta makinë dyshohet se i largoi katër autorët pasi dogjën automjetin. Policia po punon për survejimin e kamerave në një rreze shumë të gjerë për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.

Ekspertët e kriminalistikës mbërritën sërish në vendin e ngjarjes një ditë më pas, me shpresën se do të fiksojnë prova të tjera që mund të shërbejnë për zbardhjen. Në këtë atentat, mekanizmi i përdorur është i njëjti me atë të ekzekutimit të Erigers Mihasit, shokut të Ervis Martinajt në 13 nëntor 2021 në zonën e Astirit, ngjarje e mbetur e pazbardhur sot e kësaj dite. Sipas ekspertit të sigurisë Artan Rexhepi kjo tregon se mund të jetë kryer nga e njëjta dorë qitësish. Rexhepi nënkuptoi se po goditet grupi i Ervis Martinajt.

Të tre viktimat ishin me precedent të theksuar kriminal, pjesë e grupit të Ervis Martinajt. Hetuesit dyshojnë se epiqendër e këtij atentati ka qenë vetëm kushëriri i tij, pasi pjesa më e madhe e plumbave është qëlluar në drejtim të tij.

Si ndodhi atentati me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës

Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, u ekzekutuan nga një atentat i mirë organizuar. Ngjarja ndodhi mesditën e 17 korrikut, dhe ndaj tyre u hap zjarr nga një makinë tjetër po Volksvagen. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale 'Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtja pa leje'. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri, duke u siguruar që 30 vjeçari të mos mbijetonte e duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. Dy të tjerët, Hoxha dhe Martinaj mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Ndërkohë mjeti Volksagen Passat, i cili dyshohet se u përdor nga 3 autorët u gjet i djegur në fshatin Larushk, shumë pranë Fushë-Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë. Targa e mjetit rezulton e vjedhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Gjendet një makinë e shkrumbuar pranë Rinasit

1658067410_makinja.jpg

Një makinë është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ahmetaq pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se makina tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është shkrumbuar plotësisht. Nuk dihet ende nëse automjeti i djegur ka lidhje me jo me ngjarjen e ditës së djeshme në Fushë-Krujë ku vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

 “Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Ora 10:37
‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’, Stresi publikon një tjetër VIDEO të Brilant Martinaj, që u vra dje


Këngëtari Stresi duket se ka pasur lidhje me 2 prej të vrarëve sot në masakrën e Fushë-Krujës. Ai mbrëmjen e djeshme ka publikuar foto ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Brilant Martianajt. Ndërsa sot ai ka postuar në instastory një video të mikut të tij teksa këndon një këngë me tekst ‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’.

Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyf Kamberi: 19/07/2022 07:45

    Ti kerkojme ne serbi?Shume larg,shume shume ne kosove.

    Përgjigju
  • Iris: 19/07/2022 00:16

    3 milion leke mos i harxhoni kot per qente qe shqyejne njeri-tjetrin rruges.Perdorini ato para per nevojat e policise,ose per femijet e policeve te vrare ne aksione.

    Përgjigju
  • Hasan spahiu: 18/07/2022 21:49

    Eh,mor cuni i Sali Lushes,ske cben,keshtu e Ka jeta ,ha kokrrat e Plumbit dhe iken nga kjo jete dhe ti i thua mos u merzit.Jo se jam merzitur une per ATA vrases kriminele,por merzitem se nuk te japin Ty kokrren e Plumbit.Por me rradhe e me sere,Ke gjynahe o cuni i Sali Lushes

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/07/2022 16:04

    3 milionè lekè pèr informacion.!!! Kur policia e shtetit, "pèrdhunohet" dhe pèrdoret nga politika, drejtuesit e saj, bèhen pjesè e problemit dhe krimit. Viktimat, janè nè njè situatè tè tillè edhe vetè efektivèt nè terren sepse halabakèria dhe kontigjenti kriminal, ndihet mè i mbrojtur nga "eprorèt" e efektivit sesa ai vetè. Ndaj,,efektivi nè terren "ndihet i detyruar" tè salutojè ushtarakisht halabakun, nè vènd qè ta lidhte dhe ti hapte derèn e birucès. Martinajt dhe gjithè tè tjerèt qè bèjnè tè fortin nè Shqipèri,,janè prodhim i politikès kriminale shqiptare. Mund ti kursenim ato 3 milionè lekè tè taksapaguesit, nèse do tè kishim njè politikè shqiptare dhe jo ministra tè brènshèm qè bèjnè trafikantin e drogès dhe bashkèpunon me bandat. Vetèm diçka tè mos harrohet sepse èshtè mèse e qartè nga aktualiteti. Nè Shqipèri,,,,mos tè hapet bythèsh askush sepse nuk ka hapèsirè pèr tè fortè, mes shqiptarèsh. Ata, qè thonè se nuk èshtè e vèrtetè dhe se i forti bèhet 100 vjeç nè Shqipèri,,,,,le tè shkojè ndonjèherè tek varrezat. Atje janè ata,,,,,dhe aty le tè rrinè sepse morèn, çfarè kèrkuan.

    Përgjigju
  • Petrit: 18/07/2022 13:17

    Cdo ekeqe ka anen e mire. Keta te rinjt te harbuar kushedi sa familje do te shkaterronin gjate jetes se tyre kriminale , e cila u nderpre ne mes.

    Përgjigju
  • Lori: 18/07/2022 13:11

    3 milion lek tja heqin policeve dhe tja japin atyre qe sot bene qe ne Shqiperi te jen 3 qelbesira me pak.Kto plera duhen eliminuar nga vet shteti por mir dhe kshu qe han kokat e njeri tjetrit....pacin kemben e mbar dhe per shoket e tyre

    Përgjigju
  • K ... lales: 18/07/2022 12:43

    O i lales.. ti sdi ca me thene, dhe thu kerkoji ne serbi! I ke mes shqiperise e mes tiranes mos ben kot sikur po humb gjurmet Se ste vret njeri nga serbia ne Lac, po ndrro kanal Mos e mbaj vetem te Digi Aksion , kaloje ne baby Tv

    Përgjigju
  • baba tomori: 18/07/2022 12:42

    keta jane shqiptaret raca me e poshter duke vrare vllai vellane jazek ju qofte

    Përgjigju
  • Besnik Reci: 18/07/2022 12:33

    ‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’ E dime o djali i Sali Kurves

    Përgjigju
    • Agjenti: 18/07/2022 13:08

      Eshte djali Sali Lushes ai! Hahahahaa

  • Anonim: 18/07/2022 12:28

    STRES LEGENI TE HEQ KEMBEN ZVARR PER TY PLEHR SE KY DJAL I RI GJYNAH PO TI JE ME I NDYRI VETEM FAMILJES SE LEONARD BOMBES CFAR I BERE O PLEHR DERR I FELLIQT.

    Përgjigju
    • Populli: 18/07/2022 15:58

      Cfare i ka bere ky mi arrash Leonard Bombes?

  • Anonim: 18/07/2022 12:24

    MJER NENAT E TYRE ASGJEKUNDI NUK TE CON KJO RRUG VEC KETU .

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/07/2022 10:43

    Kerkoni në Serbi, dhe do i gjeni

    Përgjigju
    • komiti: 19/07/2022 13:26

      kerkoji ti se i ke paraardhes serbet.

    • Rimi: 18/07/2022 11:25

      Po k.... Albinit po

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet