Masakra në Dajc,video e kapjes së
autorit, tregon ku e fshehu armën

Një ditë më parë bëri ‘Trimin’ me armë në dorë, por sot qëndron si ‘lepur’ në duart e policisë. Ky është Miklovan Parubi, autori i masakrës në një lokal në Dajç, ku vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë.

Nga forcat e drejtorisë vendore të policisë Shkodër u bë e mundur të kapet ditën e sotme shtetasi Miklovan Parubi.

Prangosja u bë shumë pranë banesës së tij. Autori nuk bëri rezistencë.

Pasi vrau dy persona, e plagosi 4 vetë në një lokal, Parubi 33-vjecar tentoi arratinë dhe për disa orë ishte në kërkim nga policia. Në këtë video transmetohet operacioni i policisë për neutralizimin e Parubit. Janë momentet kur specialet shtrijnë në tokë autorin e vrasjes së dyfishtë.

[gallery]18950[/gallery]
Me frymëmarrjen e shpenguar Polici flet në radio marrëse: 50-52, u kap autori, u kap

Miklovan Parubi i prangosur futet në një makinë policie. Më kokën poshtë, i trembur, rrobat e pluhurosura e zërin që i dridhet, Parubi dorëzohet menjëherë. Me pyetjen e parë të policisë që kërkon të dijë se ku e ka fshehur armën, Parubi tregon menjehere vendodhjen duke treguar në këtë mënyrë se ai është autori.

Policia-autorit: Armën ku e ke lan
Autori: E kam tret atje ku kam gjuajt. Te lokali atje, të lokali i vjetër, ku kam gjuajt. E kam hedhur atje te hangari i barit....

Miklovan Parubi njihej si një përdorues droge në zonë. Pasi konsumoi alkool gjatë gjithë pasdites së të hënës në një lokal në Dajc, Parubi pas një sherri për lojën e pokerit me një shok të tavolinës në klub, u rikthye në lokal me një armë automatik duke hapur zjarr me fjalët; ‘Do ju vras të gjithëve!’

Plumbat e breshërisë të armës kallashnikov kanë rezultuar fatal për 2 prej tyre, ndërsa katër të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Viktimat e këtij krimi janë Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët