Nëna e autorit të masakrës së dyfishtë në Dajç të Shkodrës ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë e ka pritur me lot e vajtim djalin e saj përpara derës së sallës ku po jepej masa e sigurisë.
 
Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshortja e djalit të saj dhe  fëmija i vogël.

Ndonëse efektivët e policisë janë munduar që ta qetësojnë atë, nëna e Miklovan Parubit nuk është përmbajtur dot duke shpërthyer në lot për të birin dhe krimin e kryer prej tij.

“Ti nuk ke vrarë asnjë pulë në jetën tënde, ty të çuan në këtë rrugë, ti ke qenë i mirë” ka thënë nëna e Miklovanit duke mos mbajtur lotet asnjë moment.

Më tej nëna duke u ngashëryer thotë se nënat e viktimave i ka shoqe dhe problemet e saj tani janë dyfish më të rënda.
Hall I madh na ka rënë, nënën e viktimave i kam shoqe. Si do t’u dal përpara atyre, me vjen turp të shkoj atje. Jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë”, ka thënë me lot në sy nëna e Miklovanit.

Miklovan Parubi qëlloi për vdekje dy persona dhe plagosi katër të tjerë pas humbjes që pësoi në një lokal të fshatit pasi kishte humbur në një lojë pokeri.

familjaret e miklovanit
(Familjarët e Miklovan Parubi, autori masakrës Dajç)