Miklovan Parubi, autori i vrasjes së dyfishtë mbrëmë në një lokal në fshatin Dajç të Shkodrës, nuk ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë.
Teksa është marrë në pyetje nga Policia, 33-vjeçari mësohet të jetë shprehur se ka qëlluar në drejtim të tavolinës, pasi është konfliktuar më herët me njërin prej viktimave. Ai thotë se në shënjestër kishte Ndok Markun, pasi me të ka pasur edhe konflikte të mëhershme dhe jo personat e tjerë nga të cilët 2 mbetën të vdekur dhe 4 u plagosën. Ndërkohë, objektivi i Parubit mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën.
"Kisha në shenjestër Ndok Marku, pasi me të isha konfliktuar dhe më herët. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ato që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”, është shprehur autori i krimit, Miklovan Parubi.
33-vjeçari hapi zjarr mbrëmë në ambientet e brendshme të një lokali në Njësinë Administrative Dajç të Shkodrës, duke lënë të vdekur pronarin e lokalit, Arjet Saiti, 42 vjeç, si shokun e tij në tavolinë, Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla.
Krahas të shtënave në ambientet e brendshme të lokalit, 33-vjeçari vrau në shkallët e jashtme pronarin e lokalit, Arjet Saiti. Ky i fundit u përpoq ta ndalonte pas krimit, por Mikovan Parubi e qëlloi për vdekje edhe atë me armën kallashnikov.
Me të gjithë këta persona, autori i krimit kishte luajtur poker vetëm pak minuta më parë, siç dukej edhe në pamjet e kameras së sigurisë së lokalit, të siguruara nga Shqiptarja.com.
Miklovan Parubi tentoi arratinë pas krimit, por u arrestua mesditën e kësaj të marte, pas rreth 14 orësh nga ngjarja me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com