Foto: Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e 10 viktimave të mbetur nga sulmi me armë zjarri në një shkollë British Columbia, Kanada.

Përmes një postimi në “X”, Begaj thekson se Shqipëria solidarizohet me Kanadanë dhe se dënon çdo akt dhune që shkakton viktima.

“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Terror në Kanada, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur nga sulmi me armë zjarri! Mes viktimave edhe autorja, vrau veten