Masakra në Velipojë, Ademi për Report Tv: Mund të ishte parandaluar! Ministria e Turizmit ka dhënë deri tani vetëm 1 leje për plazh privat! E pafalshme vonesa

SHKODËR- Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv, ka bërë fajtor shtetin për ngjarjen e ndodhur në Velipojë që përfundoi me 4 viktima. Përballë gazetarit Ergys Kavaja, Ademi tha se është absurde që në kulmin e sezonit turistik, bizneset të mos kenë një kontratë për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit. Nisur nga kjo, Ademi e konsideron si një ngjarje që mund të ishte parandaluar.

Ajo vë theksin se një ngjarje e tillë ndikon drejtpërdrejtë në sezonin turistik. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ademi ka zbuluar se si mori vesh lajmin, por edhe problematikën për ndarjen e shelzongëve në plazh, që u zbulua pas masakrës së ndodhur në Velipojë.

Gazetari Ergys Kavaja: Si u informuat për ngjarjen tragjike e mbrëmjes së shtunës në Velipojë dhe cili është perceptimi i parë nga kjo ngjarje?
-Atë natë dhe të nesërmen, por edhe sot, menjëherë ka qenë një natë shumë e vështirë, vazhdojmë të jemi në një si post-traum, jam informuar nga gazetarët, dhe kam ndjekur sigurisht përmes gazetarëve në momentin e parë, ne nuk kemi pasur ndonjëherë një ngjarje kaq të rëndë me kaq viktima me kaq pasoja në aspektin jetësor, janë shumë familje që kanë humbur të afërmit e vet, por edhe si ngjarje do të mbahet mend gjatë.  

Gazetari Ergys Kavaja: Mes viktimave ka qenë edhe një 20-vjeçar i pafajshëm, që rastisi të jetë në vendin e gabuar, ka pasur reagime në rrjetet sociale ku është kërkuar mbështetja e familjes nga ana e Bashkisë, a është bërë një gjë e tillë?
-Janë në kushte të vështira, Bashkia ka bërë detyrën që të përballen me vështirësitë, dhe jo vetëm institucioni, por edhe anëtarë, dhe shumë organizata janë angazhuar për ta bërë këtë, është shumë e dhimbshme një jetë e pafajshme, por në tërësinë  e vet, bëhet fjalë për një ngjarje ku nga përplasja me armë kanë humbur jetën, dhe kjo është e pafalshme për shoqërinë dhe pushtetin.

Gazetari Ergys Kavaja: A ndikon në sezonin turistik?
-Në fakt, nisi shumë mbarë, Velipoja, hapëm sezonin turistik, pati një angazhim të bizneseve, kemi punuar në vazhdimësi për përmirësimin e shërbimeve, kjo do rëndojë patjetër dhe rëndon akoma në koshiencën e gjithë secilit prej nesh, janë shënuar ngjarje dhe në bregdetet të tjera të vendit, duhet të ketë një angazhim të menjëhershëm për të parandaluar dhe që të merren vendime të duhura, të ketë dhe një angazhim komunitar.

Gazetari Ergys Kavaja: Ngjarja mund të ishte parandaluar?
-Çdo konflikt, aq më tepër me armë, nuk është e justifikuar, ne jemi në fund të muajit qershor, një proces ka nisur prej kohësh që duhet të kishte mbaruar maksimumi në 15 maj, e para ka filluar me vonesë, tashmë planifikimi, administrimi është përgjegjësi e pushtetit qendror, dhe pritshmëria e të gjithë subjekteve që kanë pasur një kontratë vjet, dhe për rrjedhojë kanë vijuar që të operojnë si vjet duke pritur një përgjigje që ende sot bizneset nuk e kanë marrë, flitet për transparencë, por nuk ka transparencë, ka ndryshuar dhe me sa kam kuptuar nga publikimi i hartës që janë ndryshuar sipërfaqet e stacioneve, kjo kompetencë nga institucionet duhen menaxhuar dhe lë shumë për të dëshiruar se ende nuk ka përfunduar ky proces. Nuk ka ndodhur asnjëherë, mbaj mend një vonesë në 2019 për shkak të zgjedhjeve, për mos miratimin e hartës së plazhit, mendoj që në këtë njëjtën kohë, informacioni duhet të shpërndahet. Nuk është akuzë, por bëhet fjalë për një përgjegjshmëri që në momentin që ka diskutime që mund të çoj në konflikt dhe ka pasur informacion për të ndërhyrë. Nuk është e thjeshtë menaxhimi, por institucionet duhet ta çojnë deri në fund, unë nuk kam pasur një situatë kaq të rëndë sot të verifikuar, a kemi pasur diskutime, patjetër dhe është bërë vendimmarrja në mënyrë të konsultuar dhe transparente, dhe ku ka pasur pakënaqësi jemi përpjekur që të informojmë edhe në territor apo edhe në zyrë se është detyra e shteti që të ndërtojë mirëqenien për ato që mund të menaxhojnë një të mirë publike. Situatë shumë e rëndë dhe e paprecedentë.

Gazetari Ergys Kavaja: Sa leje janë dhënë deri më tani në plazhin e Velipojës?
-Vetëm 1 kontratë ka ardhur me postë dhe i është dhënë subjektit, nga e-Albania për rreth 10 të tjera që u është miratuar paraprakisht, por që akoma janë në proces.

Gazetari Ergys Kavaja: A do ketë plazhe publike?
-Duke iu referuar hartës, ka një pjesë të konsiderueshme që është miratuar, ne akoma nuk e dimë akoma se kush do jetë hapësira publike, dhe në fund mund të marrim vesh saktësisht, ka një grup Task Forcë pranë Prefektit për atë që është administrimi.

Gazetari Ergys Kavaja: Është normale që në kulmin e sezonit veror që të flasim për ndarje të hapësira të bregdetit?
-Është e tmerrshme në fakt, në fund të janarit në bazë të ligjit përcaktohet harta, ne nuk e kemi pasur një vendimmarrje e tillë, kjo hartë duhet bërë publike menjëherë, është bërë shumë vonë, brenda marsit duhet bëhen kontratat dhe të lihet ky proces në mesin e muajit qershor, nuk është në funksion të turizmit, aq më tepër që njerëzit presin që të marrin shërbimin, nuk duan t’ia dinë për kontratat. Ne në atë kohë, brenda 5 qershorit kanë qenë të realizuara aplikimet dhe maksimumi brenda 15 qershorit janë dhënë kontratat, nuk mbaj mend një situatë kaq konfliktuale.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë