Tirana zyrtare ka dënuar masakrën e ISIS në veri të Irakut. Ministria e Jashtme ka dënuar masakrën me baza fetare të rreth 80 burrave të besimit jazidi dhe rrëmbimin e grave dhe vajzave të të njëjtit besim në fshatin Kochos, në veri të Irakut nga luftëtarët e organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanit.
“Qeveria shqiptare shpreh vlerësimin për përpjekjet e komunitetit ndëkombëtar në stabilizimin e Irakut dhe vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e tij dhe konfirmon angazhimin e saj për unitetin dhe integritetin territorial të Irakut”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtë.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com