VLORE- Të akuzuar për vrasjen e kamarierit 26-vjeçar Denis Vyshka, dy pronarët dhe kuzhinieri i lokalit “Shija e detit” kanë mbetur në burg. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Vlorës gjatë ditës së djeshme kur është zhvilluar edhe seanca për masat e sigurisë. Gjatë seancës së zhvillluar gjatë paradites së të shtunës, prokuroria ka akuzuar tre të arrestuarit, dy pronarët Ervis Zylfaj, Altin Imeraj dhe kuzhinieri i hoteli Miklovan Zymeraj, për vrasje në rrethana cilësuese.
/Shqiptarja.com











