Masat anti-COVID për sezonin turistik, zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit: Shqipëria s’ka protokoll ndryshe nga vendet e BE, ky vit shpresë për turizmin! Shumë plazhe pa roje janë mbyllur

Protokolli i masave anti-COVID për sezonin turistik, sipas zv.ministres së Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi nuk është ndryshe nga vendet e tjera të BE, madje nënvizoi se është suportues për turizmin.

“Vetëm në Shqipëri do të zhvillohet këtë vit turizëm pa maska. Në Shqipëri janë marrë të gjitha masat, masat suport ndaj turizmit. Në vendin tonë janë 11 impiante të pastrimit të ujërave të zeza, që sot raportohet se Shqipëria është te vendet me cilësi më të mirë të ujërave të detit.  Shqipëria se ka ndryshe protokollin e masave anti COVID nga vendet e BE. Në mënyrë që ky protokoll të jetë shumë i mirëkuptueshëm ndërmjet vizitorit dhe agjensive turistike. Nëse do ishte për ministrinë e turizmit s’do kishte fare masa sepse do ndihmonim sektorin ku jemi fokusuar. Por në çdo vend europian ka një komitet ekspertësh që konsultohen për masat. Komiteti i Ekspertëve është mbledhur së fundmi për të ndihmuar sektorin. Është komiteti që ka vendosur këto masa por jemi në pritje të vendimit të tyre për hapjet”, tha zv.ministrja.

Ndonëse theksoi se për këtë sezon turistik nuk ka pritshmëri të jashtëzakonshme, Çuçi tha se ky vit sjell shpresë për turizmin.

“Për hir të vërtetës ende skemi pritshmëri të jashtëzakonshme, ulja është e madhe në mbarë botën, në disa prej vendeve agjencia botërore e turizmit thekson se numri i udhëtarëve turistë ka prekur nivelet e viti 1970. Sivjet jemi më mirë kanë filluar charterat e parë që në prill. Mendoj se jemi duke ecur në hapa të mirë por pritja që kemi varet prej frikës dhe frika ka lidhje direkt me shëndetin e individit. S’kemi pritshmëri të ardhjes së turistëve të huaj. Të gjitha fundjavat janë pothuajse plot megjithatë ka shpresë që ky vit do të ketë rezultat më të mirë se ajo që kemi pritur”, shtoi ajo.

Zv.ministrja nënvizoi se janë mbyllur shumë plazhe që nuk kanë roje.

“Ligji  e kthen gishtin nga bizneset, në kohën kur aplikon për shfrytëzim plazhi duhet të kenë marrë të gjitha masat për mbrojtje me roje bregdetare. Nëse nuk ka roje bregdetare nuk duhet ta ushtrojnë këtë detyrë jo më ta kërkojnë. Biznesi duhet të jetë koshient për mbrojtjen e jetës së turistit. Nëse marrin leje për shfrytëzimin e një hapësire për plazh duhet të kenë marrë masa për roje bregdetare. Janë mbyllur disa plazhe. Të gjithë ne bashkë të ndihmojnë sektorin turistik dhe të pushojmë shqip”, tha më tej.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?