Mashtrim me kriptovalutat me dëm 50 mln euro çdo 3 muaj, shkatërrohet grupi ndërkombëtar kriminal, 4 në pranga në Shqipëri! Merr pjesë edhe SPAK

TIRANË- Një mega operacion ndërkombëtar i drejtuar nga EUROJUST dhe i shtrirë në 10 vende, përshirë edhe Shqipërinë, ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të cilët kishin mashtruar përmes investimeve në kriptovaluta mijëra qytetarë, kryesisht në BE. Grupi kriminal ka arritur të përfitojë rreth 50 mln euro për çdo tre muaj.

Në pranga kanë rënë 5 persona, 4 prej tyre në Shqipëri dhe një në Gjeorgji. Ndërkohë, 6 persona janë shpallur në kërkim, 3 nga SPAK dhe 3 në bazë të hetimit ndërkombëtar. 

Ku u shtri operacioni? 
Operacioni është shtirë në 10 vende dhe hetimet kanë nisur që prej vitit 2018, konkretisht në Shqipëri, Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Maqedonia e Veriut, Spanjë, Suedi dhe Ukraina. Si rezultat, u kontrolluan 15 qendra telefonike (6 në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut), si dhe 27 vende të tjera dhe 5 automjete.

Si funksiononte skema?
Grupi kriminal i emërtuar si (OCG) dyshohet se është përfshirë në mashtrime përmes investimeve online me kriptomonedha. Grupi kriminal përdorte Call Centera dhe platforma të tjera online si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc etj, dhe mashtronte qytetarët që të investonin online përmes kriptovalutave.

Ata u prezantoheshin qytetarëve si ndërmjetës që do t’i ndihmon të investonin në kriptovaluta shuma të vogla parash dhe përfitimet më pas do të ishin kolosale. Por këto shuma që investoheshin nga qytetarët, kryesisht të vendeve të BE, përvetësoheshin nga ky grup kriminal. Qindra mijëra investitorë në të gjithë botën kanë rënë viktima të mashtrimit të paktën që nga viti 2016. Dëmi i shkaktuar llogaritet në 50 milionë euro në tremujor.

Hetimet në Shqipëri
Hetimet në Shqipëri janë koordinuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit prej një viti. Në vendin tonë u kontrolluan 11 ambiente Call Center në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, të cilat gjatë periudhës së hetimeve patën edhe ndryshime vend ndodhjesh, emërtimesh por dhe bashkime me njëra tjetrën për efekt të kamuflimit dhe fshehjes për të mos u identifikuar.

"SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shtetit ka më shumë se një vit që skemën abuzive të një grupi të organizuar kriminal në fushën e mashtrimit përmes kriptomonedhave. Të përfshirë 8 shtete, Suedi, Shqipëri, Finlandë, Gjeorgji, Gjemani, Letoni, Spanjë dhe Ukrainë. Në një hetim të përbashkët kundër një aktivitet kriminal të shtrirë në shumë shtete. Jemi të vendosur për ti hetuar këto aktivitete”, tha kreu i SPAK, Arben Kraja.

Çfarë u sekuestrua? 
Nga ky hetim janë sekuestruar më shumë se 340 000 euro cash, mbi 500 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë, usb, disqe), disa telefona celularë, disa llogari bankare, kuleta kriptomonedhash, prona, dokumente identiteti dhe karta bankare dhe qindra dokumente të tjera.

Nga 11 ambientet e kontrolluara në vendin tonë, 6 prej tyre ishin Call Center. Në Shqipëri u sekuestruan kriptovalutë me vlerë 60 mijë euro dhe 90 mijë euro cash.

"Janë sekuestruar: Rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta. Portofole kriptovalutash ne vleren aferisht 15.000 USD dhe cash 90.000 euro. Dokumente identifikimi të shtetasve lituaneze dhe gjeorgjiane, karta banke lituaneze etj", tha prokurori i SPAK Ened Nakuçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Mashtrimi përmes kriptovaluatve, u sekuestruan 340 mijë euro, 90 mijë euro vetëm në Shqipëri, llogari bankare dhe 500 pajisje kompjuterike

1668084748_WATERMARKREPORTtv.00465717.Still011.jpg

Nga operacioni i zhvilluar nga EUROJUST në 10 vende të botës është bërë e mundur sekuestrimi i 340 mijë euro cash, ndërkohë që janë sekuestruar disa llogari bankare, mbi 500 pajisje kompjuterike, si edhe kriptomonedha me vlerë të ndryshme.

Si rezultat i këtij hetimi u kontrolluan 15 qendra telefonike (6 në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut), si dhe 27 vende të tjera dhe 5 automjete. Janë arrestuar 5 të dyshuar, 4 në Shqipëri dhe 1 në Gjeorgji.

Vetëm në Shqipëri janë sekuestruar:

-  Rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe,

-  Prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta.

-  Portofole kriptovalutash ne vleren aferisht 15.000 USD dhe cash 90.000 euro,

-  Dokumente identifikimi të shtetasve lituaneze dhe gjeorgjiane, karta banke lituaneze etj.

Ora 14:11
Operacioni ‘FRIDA-REFOX’/ Pjesë e grupit hetimor me 7 vende të tjerë, SPAK jep detaje nga operacioni që shkatërroi grupin kriminal

1667907338_Screenshot4.jpg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar bashkë me 7 vende të tjera, të koordinuar nga EUROJUST, i cili shkatërroi një grup kriminal që mashtronte me kriptovalutat duke sjellë dëme qindra miliona euro.

Njoftimi i plotë i SPAK

Në datat 08-09.11.2022, është finalizuar operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore te koordinuar nga EuroJust me seli në Hagë, Holandë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit, ekspertët e krimeve kibernetike të policisë spanjolle Guardia Civil dhe Mossos d’Esquadra dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, në Shqipëri u zhvillua operacioni ndërkombëtar i koordinuar me shtetet Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Maqedonia e Veriut, Spanjë, Suedi dhe Ukraina.

Njësia C – Hetimi i Krimit Kibernetik në fillim të vitit 2020 ka regjistruar një procedim penal në bazë të informacioneve të marra nga shteti i Spanjës në fushën e mashtrimit kompjuterik dhe më saktësisht në lidhje me “Call Center”-at të cilat mashtronin nëpërmjet sistemeve kompjuterike, shtetas të huaj kryesisht spanjollë.

Nga viti 2021 dhe në vazhdimësi SPAK ka marrë disa letërporosi në të cilat bëhej fjalë për subjekte të cilat dyshoheshin si të përfshira në këtë aktivitet kriminal dhe se viktimat ishin shtetas europianë nga vende si Gjermania, Spanja, Finlanda, Austria etj.

Pas ekzekutimit të letërporosive, Eurojust lehtësoi bashkëpunimin gjyqësor në këtë rast duke krijuar dhe financuar një skuadër të përbashkët hetimore, e ngritur me kërkesë të autoriteteve suedeze dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Nga të dhënat e hetimeve të autoriteteve gjyqësore pjesëmarrëse në këtë skuadër të përbashkët hetimore, tregonin për implikimin e shtetasve dhe kompanive shqiptarë. Për këtë arsye SPAK ka regjistruar procedimin penal Nr.301 të vitit 2021, për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane.

Të dyshuarit i përkasin një rrjeti kriminal me emërtimin (OCG), që besohet të jetë i përfshirë në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike duke përdorur për vjeljen e të ardhurave, kriptovalutat etj. Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike (Call Center) në disa vende dhe qindra platforma në rrjet, për të kryer mashtrimet kompjuterike.

Të dyshuarit u paraqitën si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në realitet grupi i strukturuar kriminal i mashtroi viktimat, duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike (Call Center), ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit të kontrolluara nga grupi i strukturuar kriminal, duke shkaktuar humbjen e shumave të mëdha të parave.

Për ilustrim disa nga platformat e përdorura janë: Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc, FXNobel, Cryptokartal, Centrobanc, GoldmanBank, TopTradePro, GSI-MARKETS etj.

Shkalla e hetimeve të ndjekura në këtë rast është e paprecedentë deri më tani. Sipas hetimeve, qindra mijëra investitorë në të gjithë botën kanë rënë viktima të mashtrimit. Dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 50 milionë euro në çdo tre muaj.

Gjatë këtyre hetimeve janë kryer trembëdhjetë takime koordinuese të mbajtura me qëllim koordinimin e hetimeve kombëtare si dhe për t'u përgatitur për ditën e veprimit. Për më tepër, Eurojust lehtësoi ekzekutimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare, urdhrave të hetimit evropian dhe letërporosive për vendet e treta.

Për të mbështetur ditën e veprimit më 8 dhe 9 nëntor 2022, Eurojust ngriti një qendër koordinimi për të mundësuar bashkëpunimin e shpejtë midis autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në këtë operacion.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, në Shqipëri janë kontrolluar qendrat e thirrjeve apo ambjente në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë të cilat gjatë periudhës hetimore kanë patur dhe ndryshime vendodhjesh, emërtimesh por dhe bashkime më njëra tjetrën për efekt të fshehjes nga organet ligjzbatuese.

Janë kryer 11 kontrolle qendrash thirrjeje dhe banesa,

Janë arrestuar/ndaluar 4 shtetas të dyshuar (2 nga SPAK dhe 2 në bazë të kërkimit ndërkombëtar) si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë (3 nga SPAK dhe 3 në bazë të kërkimit ndërkombëtar), si organizatorë të këtij aktiviteti kriminal.

Janë sekuestruar:

-              Rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe,

-              Prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta.

-              Portofole kriptovalutash ne vleren aferisht 15.000 USD dhe cash 90.000 euro,

-              Dokumente identifikimi të shtetasve lituaneze dhe gjeorgjiane, karta banke lituaneze etj.

Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjyqësore pjesmarrëse në këtë skuadër të përbashkët hetimore, bazuar në provat e sekuestruara, të cilat po analizohen, po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal,

Detajet për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore, si dhe rezultatet e këtij operacioni ndërkombëtar janë dhënë në një komunikatë për shtyp të Eurojust të datës 10.11.2022.

Ora 13:34
Operacioni që shkatërroi grupin e mashtruesve me kriptovalutat, kreu i ‘Guardia Civil’ në Spanjë: Bashkëpunimi solli suksesin

 

Manuel Martines, Shef i Guardia Civil në Katalonja, tha se ky operacion arriti suksesin për shkak të bashkëpunimi të frytshëm të institucioneve të të gjithë vendeve.

“Dua të falënderoj të gjitha autoritetet shqiptare, ashtu si edhe mediat e pranishme. Të transmetojmë suksesin që arritëm në kët6ë aktivitet të përbashkët mes policive të vendeve të ndryshme. Krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet. Kemi arritur këtë rezultat duke u nisur nga viktimat spanjolle që zbuluan këta kriminelët. Bëhet fjalë për një operacion që shtrihet më tej sesa kufijtë e Shqipërisë. Është zhvilluar edhe në vend të tjera. Suksesi i operacionit është bashkëpunimi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme”, tha Martines.

Ora 13:28
Operacioni me mashtrimin e kriptovalutave, Rrumbullaku: Sulmet kibernetike na imponoi ta trajtojmë krimin kibernetik me prioritet

 

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku e cilësoi si sukses punën e palodhur për operacionin e mashtrimit të kriptovalutave. Rrumbullaku theksoi se për shkak të sulmit kibernetik, krimi kibernetik trajtohet me prioritet. 

"Pavarësisht se për mua është hera e parë që ne dalim bashkërisht në këtë ambient, për të prezantuar një punë të suksesshme s’është hera e parë që takoj krerët e saj. Që kur erdha në krye të policisë së shtetit u zotova të lë një klimë të pastër, pa korrupsion etj.

Sikurse është dhe ky operacion i vështirë që realizuam, jetojmë një kohë të vështirë globalizimi dhe ka bërë që krim të gjejë shtrirje kapilare në gjithë botën. Ne jemi në spinë për ta çmontuar atë. Bashkë me koleget e mi, jemi duke punuar për të rial kuar burimet tona njerëzore. Përshtatim strutkturat në këtë qëllim të ri. Fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të posaçme .

Në këtë strukturë parashikojmë të rekrutojmë punonjës që të mbështesin të gjithë profilin profesional. Situata me sulmet kibernetike, na imponoi të trajtojmë krimin kibernetik me prioritet, për të krijuar strukturë të re."- tha kryepolici. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 11/11/2022 02:15

    policia dhe prokuroria jane pergjegjes per keta hajdute call -center....

    Përgjigju
  • Keti: 10/11/2022 16:14

    Perse nuk thoni emrat e te shpallurve ne kerkim dhe te arrestuarve? Apo keni ne plan ti falni mbasi tju paguajn

    Përgjigju
    • durrsi: 10/11/2022 23:53

      njeni ner te shpallurit ne kerkim asht fatlind hoti

  • Dordomusi: 10/11/2022 15:47

    50 milion çdo tre muaj baraz me 200 milion € ne vit…kaq mjafton per te kuptuar sa interesa te forta ka ne drejtim te ketij biznesi dhe pa “ndihmen” e shtetit kjo gje do te ishte e pamundur te ndodhte. Ana pozitive e ketyre call centerave: me sigurimet e mijerave punonjesve te tyre jane paguar pensionet e mijera pensionisteve shqiptar…dhe ky eshte fakt! Jo me kot pra shteti jone lejon lulezimin e tyre si kerpudha pa kriter duke bere nje sy qorr e nje vesh shurdhe.

    Përgjigju
  • Homeland: 10/11/2022 14:37

    Ponpra po por nga doganat u hoq Drejtori Antikontrabandes qe i denoncoi publikisht i pari dhe i vetmi. U hoq dhe u flak ne rruge nga genti gazheli qe eshte pjese e korrupsionit madhor.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/11/2022 14:24

    Ky kraja mbeti duke i ber hije rrumbullakut,kete e ben mire ky llalla2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Vendeve të Ulëta: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit

Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Vendeve të Ulëta: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit