Mashtrohet futbollisti shqiptar, i marrin 100 mijë euro me pretekstin për ta dërguar te Ajax

Mashtrohet futbollisti shqiptar, i marrin 100 mijë euro me pretekstin për ta dërguar te Ajax

Foto ilustruese

Premtimi për të luajtur me Ajax në Holandë ka shtyrë një 18 vjeçar dhe familjen e tij në Prishtinë që të ofrojë shumën prej 100 mijë eurosh te të ashtëquajturit agjentë. Premtimi nuk është mbajtur dhe djaloshi e ka parë të udhës që të denoncojë personat që i kanë marrë shumën e majme. Ndarë në disa pjesë, futbollisti nga Prishtina që nuk është identifikuar i ka dhënë disa personave shumën.

Bazuar në dëshminë e viktimës, personat e dyshuar si përfitues të shumës i kanë premtuar se ai do ishte pjesë e Akademisë së Ajax në Holandë. Ëndrra për futbollin e madhe ka shtyrë 18 vjeçarin që të bindë edhe të afërmit për shumën e eurove, teksa në fund gjithçka ka rezultuar false. Me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë, janë marrë masat e duhura për të ndalur të dyshuarit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

110-vjetori i Pavarësisë, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë sot mbledhje të përbashkët të dy kuvendeve në Tiranë! (AXHENDA)

110-vjetori i Pavarësisë, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë sot mbledhje të përbashkët të dy kuvendeve në Tiranë! (AXHENDA)