'Ëndërr Amerikane' me diplomë false, gjykata lë në burg Agron Selmanin
Agron Selmani në momentin e arrestimit nga policia
Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për Agron Selmanin i cili u arrestua të mërkurën, kur sapo doli nga Ambasada Amerikane pas intervistës për të marrë vizën. Gjyqtari Sokol Tona vendosi ta lejë në burg deri në përfundim të hetimeve. 41-vjeçari Selmani akuzohet për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve shkollore".
Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes llotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme "Jordan Misja" në Shkodër. Diploma rezultoi se ishte false, pasi Selmani nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.
Mësohet se prokuroria i është paraqitur gjykatës me dy kërkesa të ndryshme. Ditën e djeshme në sekretari u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në arrest shtëpie, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për arrest me burg, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata. Dihet që personat pa diplomën e shkollës së mesme nuk mund të fitojnë vizën amerikane dhe shumë persona falsifikojnë dokumentat vetëm që të bëhen pjesë e "Ëndrrës Amerikane".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Fshehën informacione për pandeminë e Covid-19, gjykata në Missouri dënon me 24 mld dollarë Kinën
8 Mars, 17:18
-
Shifrat e larta të paraburgimit në Shqipëri, Shella: Nuk është standard europian, burgjet janë mbipopulluara! SPAK të jetë më e ndjeshme
26 Shkurt, 14:40
-
'Jemi vendi me përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në Evropë', avokati Redi Ramaj: Duhet të ndryshojë mentaliteti i prokurorëve! Ligji është i qartë
20 Shkurt, 14:33
-
Vota e Diasporës/ Celibashi i shkruan 9 partive në Kuvend: Ndryshoni Kodin për afatet e ankimimit të emigrantëve në Gjykatë, bëjeni 30 ditë! (DOKUMENTI)
7 Shkurt, 15:48
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Jakin Marena: ‘Non grata’ heq vizat me SHBA? Absurdi ka emër, Sali Berisha
16 Dhjetor 2024, 19:22
-
Masa të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikantët
6 Dhjetor 2024, 12:19
-
Historia e pazakontë në Itali/ U kap me 11 kg kokainë, Gjykata e Breshias liron shqiptarin! Shkak mospërkthimi i akuzës, por...
14 Nëntor 2024, 14:34
-
Noizy anulon turin në SHBA! SHBA i revokon vizën, ja arsyeja
29 Tetor 2024, 22:38
-
Operacioni 'Liqeni i Bacungut'/ Fshehu kushëririn e tij Marklen Haka, Gjykata e Tiranës lë në burg 21-vjeçarin Klajdi Haka! Zgjedh të heshtë, 2 akuza
9 Shtator 2024, 13:17
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht 2024, 10:28
-
Skemë mashtrimi/ 10 mijë dollarë për një vizë në SHBA! Përfundojnë hetimet, akuza dërgon në gjykatë 5 persona
16 Qershor 2024, 11:34
Arrest me burg per diplome fallco? What???? Dmth tre cereku i shqiperise te arrestohet! C jane keto! A thua se jemi ne amerike!!
Përgjigju