Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një burrë 35-vjeçar nga Durrësi, i dyshuar se ka mashtruar një person duke i marrë para me premtimin për punësim jashtë vendit.

Sipas autoriteteve, i dyshuari, i identifikuar si E. S., akuzohet se i ka marrë një shumë parash personit me iniciale D. S., duke e bindur se do t’i siguronte një vend pune në Slloveni, por puna e premtuar nuk ekzistonte

Pas kallëzimit, specialistët për hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare i referuan materialet në Prokurori. Policia tha se 35-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Hetimet janë në vijim.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit D. S., duke e mashtruar se do t'i siguronte punësim në Slloveni.