KORÇE-Drejtori i një fondacioni bamirës së bashku me tre vullnetare të këtij institucioni janë proceduar penalisht nga policia e Korçës. Procedimi ndaj tyre është bërë pasi mashtronin qytetarët, me pretendimin për të ndihmuar familje në nevojë.
Bëhet fjalë për Alket Mixha, 42-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i fondacionit, A.R, 22-vjeçë, banuese në Përmet, A.V, 21-vjeçë, banuese në Tepelenë, dhe J.K, 25-vjeçë, banuese në Tiranë, të treja kto vullnetare.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, Alket Mixha, me detyrë Drejtor i një fondacioni si edhe tre vajza me detyrë vullnetare të këtij fondacioni, më datë 28.03.2017 u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke i`u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë në qytetin e Përmetit.
Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se nga hetimet dhe verifikimet e kryera ka rezultuar se personat e proceduar nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojne të siguruara.
Fondacioni është me qendër në Tiranë dhe është hapur në vitin 2017, por rezulton me mangësi dokumentacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com