Mashtronin për investim në bursa, arrestohet administratori i ‘Call Center’ dhe një punonjëse! Në kërkim pronari

Mashtronin për investim në bursa, arrestohet administratori i ‘Call Center’ dhe një punonjëse! Në kërkim pronari

Ambienti ku punonin

Një tjetër operacion i policisë për mashtrimet në Call Center  ka cuar në pranga administratorin dhe operatoren që nëpërmjet telefonit, bindnin të huajt për të investuar në bursa fiktive. Në kërkim është shpallur pronari, i cili nuk kishte regjistruar subjektin në organet tatimore.    

“Si rezultat i operacionit të koduar ‘Last Call 2’ u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

- S. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

- R. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e punësuar si operatore në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi B. H., 36 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 24-vjeçari administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin B. H., në zonën e Pazarit të Ri. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishte e punësuar si operatore 25-vjeçarja, e cila, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit B. H. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare