Mjeku Ruso-izrealit Boris Volfman dhe bashkëpuntori i tij Robert Shpolinske, kanë pasur dijeni për hetimet që ka nisur njësia hetimore Task-Forcë, për pastrim parash. Të dy mendohet të jenë larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë, ndërkohë në ditën kur gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të kompanisë “A Neë Life 4U”, nga kjo kompani është larguar dhe bashkëshortja e mjekut Boris Volfman, shtetësja Uliana Volfman.

Kjo e fundit rezulton aksionere së bashku me bashkëshortin e saj dhe në dy klinika të tjera në Tiranë si “Justsavelife” dhe “A.V.S. Investment Group”. Por prej disa kohësh 31-vjeçaria Uliana Volfman ishte emëruar nga shtetasi Robert Shpolinske administratore e kompanisë “A Neë Life 4U”.

Gazeta “Shqiptarja.com” siguron dokumentat ku tregohet dorëheqja e 31-vjeçares, pikërisht në datën 6 shtator 2016, ditë kjo kur gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit Armand Gurakuqi, për bllokimin e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Pas dhënies së dorëheqjes mësohet se Uliana dhe bashkëshorti i saj Boris Volfman, janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë që ky i fundit në të njëjtën ditë, pra në 6 shtator 2016 ka komanduar veten e tij si administrator i kompanisë në fjalë.

Transaksione të dyshimta
Transaksionet mes kompanive në pronësi të rusit Robert Shpolinske dhe izraelitit Boris Volfman kanë ngjallur interesin e Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave, e cila ka nisur të gjurmojë pagesat. Dyshimet e para kanë të bëjnë me faktin se Volfman ka patur akuza për trafik organesh dhe paratë që i jepen biznesit të shtetasit rus mund të kenë prejardhjen nga ky aktivitet i jashtëligjshëm, megjithëse kjo çështje pritet të sqarohet nga hetimi që po zhvillohet.

Për të parandaluar transaksione të tjera të dyshimta, prokuroria kërkoi leje në gjykatë për sekuestrimin e llogarisë bankare në pronësi të kompanisë së krijuar nga shtetasi rus Robert Shpolinske. Në këtë kompani ka qenë më herët administratore edhe bashkëshortja e Boris Volfman. Për këtë arsye gjykata lejoi sekuestrimin e llogarisë bankare të kompanisë “A Neë Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske, llogari kjo pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Prokuroria thotë se të dhënat e mbledhura për këtë rast krijojnë dyshime për pastrim parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske dhe Boris Volfman. Nga të dhënat e siguruara rezulton se shtetasi Robert Shpolinske ka regjistruar në Shqipëri më datë 13.11. 2014 aktivitetin e tij të biznesit dhe shoqërinë “A Neës Life 4U” në të cilën ky shtetas është administrator dhe ortak i vetëm i saj.

Objekti i aktivitetit të kësaj shoqërie është “turizëm mjekësor dhe transplant organesh…”.“Rezulton se kjo shoqëri ka çelur llogari në datë 9 dhjetor 2014 në monedhat Lek, Euro dhe USD në të cilat janë kryer transaksione të ndryshme për persona të ndryshëm përfshirë edhe shtetasin rus të dyshuar për trafikim organesh Boris Volfman”-thotë prokuroria.

41 mijë USD
Nga monitorimi i vazhdueshëm që u është bërë llogarive të kësaj shoqërie rezulton se në llogarinë e shoqërisë “A Neës Life 4U” sh.p.k. ka mbërritur një transfertë në vlerën prej 40,957 USD me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit.

rusi
 
mjeku rus

boris mjeku rus

boris mjeku rus


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)