Maskat e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, Shehu: Akt gjysmak që del pas 'gjumit'! Vendimi një hile meskine

Maskat e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, Shehu: Akt gjysmak që del pas 'gjumit'! Vendimi një hile meskine

Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehka reaguar pas vendimit që maskat të jenë të detyrueshmë në ambiente të mbyllura duke e konsideruar një akt gjysmak nga qeveria që doli pas një gjumi. Sipas tij, vendimi është një “hile” meskine për të hedhur çdo gjë mbi qytetarët. Ai thekson se në vendim duhet sqaruar se çfarë maskash duhet të përdoren dhe se duhet të përdoren edhe në ambiente të hapura kur distanca mes personave është më e vogël se 2 metra me njëri-tjetrin.

Reagimi i plotë i Shehut:
Akti Normativ i Qeverise për maskat, u “mbars me vonesë mali e polli një mi”!! Me vonesë mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ për vendosjen e maskave. Shprehja “Më mirë vonë se kurrë” këtu është jashtë kontekstit se pasojat e vonesave janë katastrofale. Dikush duhet të përgjigjet për këtë e pasojat e saj! Ne e kemi dhënë alarmin e kërkuar këtë, shumë kohë më parë. Por dhe tashti Vendimi është një “hile” meskine për të hedhur çdo gjë mbi qytetarët. Sepse sigurimi i maskave të përshtatshme është detyrë e shtetit si kudo në Europë, që duhet të shpërndaje nga një copë në ditë gratis për qytetarët ose me cmim të kontrolluar për të tjerët (në Itali 0,5 E, në Spanje 0,2 për ato kirurgjikalet). Së dyti ky vendim është i mangët në shumë pika, psh maskat duhet të përdoren detyrimisht edhe në ambiente të hapura me koncentrime të popullsisë ose kur distanca midis individëve është nën 2 m. Së treti nuk përcakton tipin e maskave që duhen përdorur, por çdo gjë lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj. Pra me këtë Akt gjysmak që del mbas një “gjumi” të gjatë qeverisës e shkatërrues për njerëzit, ndërsa shteti nuk merr përsipër asnjë detyrim, ka vetëm diçka të qartë, penalizimi i qytetarëve me gjobë të rëndë kur nuk kanë maskat… por ku do t’i gjejnë ato dhe me çfarë mjete financiare do t’i sigurojnë….?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ho Dr..Te vrafte Zoti ,,do Zoti perjeton fehrr ne te ardhmen..: 15/07/2020 18:34

    Kriminel,,,ne vend tju sherbeje Qytetareve Si Mjeke,,,B***** te vrafte. Zoti te vrafte ..Perjetofsh Fehrrin ne te ardhmen..Kriminel..

    Përgjigju
  • nona: 15/07/2020 18:17

    ik mor legen ti po te ishe buri mir bashk me shoket tuaj mjek te partis tende ti kishit veshur bluzat e varsha sic i veshen pencjonistet neper studjo kushdo jep mende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë