Maskat me detyrim edhe në rrugë, Andi Koraqi në Report Tv: E domosdoshme, grumbullimi i pashmangshëm! Jo të gjitha maskat mbrojnë njëlloj, dorezat përhapin COVID-19

Shefi i Laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi në një intervistë për Report Tv tha se vënia e maskës në këtë periudhë me detyrime dhe në rrugë ishte një domosdoshmëri që u lidh edhe me hapjen thuajse të të gjitha aktiviteteve ekonomike, ku sot u njoftua edhe hapja e kinemave, duke e bërë të pamundur shmangien e grumbullimit. Nga dita e nesërme maska do të jetë me detyrim në të gjitha ambientet si brenda dhe në rrugë dhe kjo për shefin e Laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi po bëhet vetëm se distancimi në shumë ambiente i njerëzve është i pamundur si në hyrje të shkollave, stacionet e autobusit, ndërmarrje, parqe etj.

"U vu tani se në këtë moment është e domosdoshme, ku të gjitha aktivitete kanë filluar dhe punët janë hapur, janë hapur shkollat dhe është e pashmangshme grumbullim në ambientet e jashtme duke mos respektuar hapësirën. Kjo ndodh në hyrje të shkollave, në stacionet e autobusëve, para dyerve të ndërmarrjeve dhe shumë ambiente të tjera. Duke qene e pamundur të behët një diferencim të këtyre ambienteve për përdorimin e maskave, u morr vendim që to të jenë të detyrueshme në ambientet e jashtme dhe të brendshme", tha Koraqi.

Koraqi  tha se jo të gjitha maskat mbrojnë njëlloj dhe i pyetur për maskën  e tekstilit ai u shpreh se ajo mbron deri në një farë mënyrë, por e kombinuar dhe me distancimin fizik siguron një mbrojtje 100 %. Sa për dorezat, Koraqi tha se ato nuk duhen mbajtur pasi janë faktor i përhapjes së COVID-19 dhe është kundër tyre.

Megjithatë Koraqi tha se ka edhe përjashtime në këtë rregullore për ambientet e jashtme, që janë përcaktues edhe në protokollet e ministrisë, duke thënë se nxënësit deri në klasë të 5-të nuk janë të detyruar ta mbajnë dhe po ashtu as personat e sëmurë dhe kanë një raport nga mjeku, ata që janë duke kryer aktivitet fizik, personat që udhëtojnë me motor apo biçikletë apo personat që po udhëtojnë vetëm në makinë.

"Në rregulloren janë përcaktuar një sërë personash, ata të sëmurë dhe kanë raport nga mjeku. Pjesa kryesore këtu i takon  fëmijëve deri në klasë të 5-të ku nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën, personat që lëvizin me biçikleta dhe motorë, ata që udhëtojnë vetëm në makinë, pata që merren me aktivitete fizik në atë moment, por në të gjitha rastet e tjera duhet mbajtur edhe në rrugë", tha Koraqi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 14/10/2020 19:32

    Lum ne per shoket e partise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!