Maskat për lëkurën në kushtet e shtëpisë, ja gabimet që bëhen (VIDEO)

Gjatë verës, për shkak të rrezeve të forta të diellit lëkura dëmtohet më shumë. Prandaj, është e rëndësishme që krahas kujdesit gjatë kësaj periudhe, një vëmendje t’i kushtohet edhe përkujdesit të lëkurës në muajt kur intensiteti i rrezeve të diellit bie dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e lëkurës, por edhe me pastrimin e saj. 

Dermatologia Migena Gega e ftuar në “Rreze Dielli” jep disa këshilla sesi të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë stinës së vjeshtës. Ajo thotë se shumë maska në kushte shtëpie kanë efekte pozitive, por duhet të bëni kujdes, pasi një produkt i caktuar mund të dëmtojë lëkurën tuaj.

Ka njerëz që gjejnë shumë maska në internet. Gabimet që bëhen janë përshembull: Ka njerëz që kanë një lëkurë ekstremisht të thatë dhe përdorin limonin, sepse përmban vitaminën C, por lëngu i limonit bën një tharje të mëtejshme të lëkurës. Ose përshembull kur aplikoni uthullën e mollës, mund të ndodhë një djegie e lëkurës. Duhet të lexoni mirë dhe kohën e mbajtjes së maskës në mënyrë rigoroze, edhe në kushte shtëpie, sepse duke dashur më shumë efekt mund ta zgjasin kohën e mbajtjes së maskës. Mund të përdoren në kushte shtëpie maska me aloe vera, me kos, me të bardhën e vezës, me mjaltë, etj.”, thotë dermatologia. Megjithatë ajo shton se para se të bëni një maskë në kushte shtëpie, konsultohuni së pari me dermatologun.

Migena Gega thotë se shqiptarët kanë filluar të shkojnë më shpesh tek dermatologët qoftë për problematika të ndryshme të lëkurës, por edhe për çështje të estetikës.

VIDEO/Këshillat e plota nga dermatologia Migena Gega në emisionin Rreze Dielli në Report TV

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur